• |
ide | kryesore

Arrestohet në Marok portugezi që vrau Nikulajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
marok, Nikulajt



Arrestohet në Marok, Ruben Saraiva, portugezi që akuzohet se qëlloi mbi biznesmenin Ardian Nikulaj në 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin.

“Falë informacioneve të siguruara si rezultat i punës kërkimore, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Marok, e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Ardian Nikulaj.

Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç” – thuhet në njoftimin e policisë.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë. Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje” – thotë njoftimi.



4 Comments

  1. Pushteti okult i dyshes Berisha-Meta mbi shtypin duket i plotë. Dhe kryesorja është se ata kanë listë pagesa në të zezë për shumicën e medias dhe natyrisht një listë të gjatë gazetarësh që janë militantë të tyre të depërtuar në media.

  2. çfarë vlerëson tek kundërshtari i tij Veliaj, Belind Këlliçi u shpreh se vlereson faktin se është një njeri i palodhur në punen e tij.

    “Kam dëgjuar që ai është një njeri i palodhur në angazhimin e tij të përditshëm. Nga ana tjetër, është një njeri i cili është i palodhur për të shkuar drejt objektivit të tij dhe vazhdon dhe punon për të arritur objektivin e tij, qëllimin e tij”, deklaroi Këlliçi.Keshtu rreagohet kur salihu ju shkerdheu fisin per 39 vjet o shpellkare te mjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *