• |
ide | kryesore

Video/ Bajrami impresionohet nga Sylvinho, Sassuolo ngec në Mapei: vetëm 1-1 me Bolonjën

-Instant, Sport, Video
Bajrami



Sassuolo dhe Bologna nuk shkuan përtej një barazimi 1-1 në ndeshjen e javës së 34 të Serie A. Në një derbi të balancuar emilian ishte Domenico Berardi ai që e prishi ekuilibrin (15′). Sulmuesi realizoi me një goditje të fuqishme me të djathtën që përfundoi nën traversë. Më pas Dominguez (42′) riktheu barazinë, duke heshtur stadiumin. Në pjesën e dytë, Berardi dhe Arnautovic kërkuan golin e fitores pa ia arritur qëllimit. Një derbi që lë të pandryshuar diferencën midis Bolonjës dhe Sassuolo (+2 e felsineive me 46 pikë). Kuqeblutë humbën mundësinë për të fluturuar të vetëm në vendin e tetë. Nedim Bajrami, nën sytë vëzhgues të teknikut Sylvinho, dështoi të bëhej protagonist.

Lexo më tej: Nga Portugalia në Itali, katër shtete në pak ditë: Sylvinho, tur europian për lojtarët kuqezi

Barazimi më se i drejtë në derbin emilian në stadiumin Mapei mes Sassuolo dhe Bologna. Dy skuadrat nuk i bënë keq njëra tjetrës, pavarësisht se cdo gjë u vendos në fraksionin e parë. Sassuolo rezistoi dhe kuqeblutë humbën mundësinë që u dhanë rezultatet e ditës, për të kaluar të vetëm në vendin e tetë. Vendasit nga ana e tyre nuk përfituan nga barazimi i Torinos dhe Monzës për t’u bashkuar me trenin e të njëjtit pozicion që bolonjezët ndajnë me Fiorentinën dhe Udinesen.

Një rezultat që pasqyron atë që u pa në fushë. Bologna u përpoq dhe nuk arriti të depërtojë. Sassuolo duke përfituar nga imagjinata e Berardit drithëroi Thiago Motta, që gjeti barazimin vetëm pak minuta pas pushimit. 66 minuta pa gjurmë për mesfushorin kuqezi Bajrami, i zëvendësuar nga Lauriente.

Serie A Italy

Empoli 2-1 Salernitana
Udinese 2-0 Sampdoria
Sassuolo 1-1 Bologna



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *