• |
ide | kryesore

Nga Portugalia në Itali, katër shtete në pak ditë: Sylvinho, tur europian për lojtarët kuqezi

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Qershori nuk është larg dhe trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior, nuk kërkon të kapet i papërgatitur. Braziliani ka nisur prej disa ditësh një tur nëpër Europë për të vëzhguar në aksion lojtarët kuqezi. Nga Portugalia në Spanjë për ta mbyllur me Italinë, duke kaluar më parë nga Zvicra ka qenë itinerari i brazilianit Sylvinho e stafit të tij.

Javën e kaluar tekniku brazilian ishte në Portugali për të parë Enea Mihajn. Mbrojtësi me Famalicaon e tij ka luajtur kundër Portos e tekniku e ka ndjekur dhe më pas është takuar me të. Gjithashtu, po javën e kaluar Sylvinho, së bashku me ndihmësin i tij Pablo Zabaleta, ka ndjekur edhe ndeshjet e Granada dhe Espanyol në Spanjë. Në vëzhgimin e tyre kanë qenë Myrto Uzuni dhe Keidi Bare. Braziliani e argjentinasi janë ndalur edhe për tu takuar me ta pas ndeshjeve. Së bashku kanë diskutuar për situatën që po kalojnë me klubet dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare.

Të dielën trajneri së bashku me ndihmësin tjetër, Doriva Junior ishin në Zvicër për të ndjekur ndeshjen e Grasshopers. Abrashi u aktivizua për 90 minuta dhe pas takimit u takua me teknikun Sylvinho. Edhe me mesfushorin kuqezi është diskutuar për ndeshjet e qershorit, shumë të rëndësishme në kualifikueset e Europianit.

Aktualisht, trajneri i Kombëtares së bashku me Dorivën ndodhen në Itali. Aty është edhe kontigjenti më i madh i lojtarëve të kombëtares. Teknikët do të kenë mundësi të takohen me Kristjan Asllanin, Berat Gjimshiti, Etrit Berishën apo edhe Elseid Hysaj. Në planet e brazilianit të kombëtares është edhe vëzhgimi i mesfushorit Nedim Bajrami, i impenjuar sot në ndeshjen Sasuolo-Bolonja.

Lexo më tej: “Nuk e çojmë topin në rrjetë”. Presidenti Duka mesazh për Sylvinho: “Koha e humbjeve dinjitoze ka kaluar”

TAKIME EDHE ME VIDEO-CHAT

Sylvinho dhe stafi i tij teknik vazhdojnë me intensitet punën, duke u përgatitur për ndeshjet e qershorit. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, dy sfida shumë të rëndësishme në kualifikueset e Europianit. Ky tur është konsideruar mjaft i vlefshëm për teknikun që ka mundësi të shohë nga afër gjendjen e disa prej lojtarëve të Kombëtares. Sakaq, trajneri ka pasur komunikime të vazhdueshme me lojtarët edhe me video-chat dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë grupin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *