• |
ide | kryesore

Elbasan, gruas i merr flakë makina në lëvizje (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet u përfshi nga zjarri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

“Ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe” njoftoi policia.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *