• |
ide | kryesore

Aksidenti me vdekje në Lezhë/ 14-vjeçari i mori makinën fshehtas babait

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Një automjet i drejtuar nga një 14-vjeçar, është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar i identifikuar si Frrok Lika. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re.

I mituri drejtonte një mjet tip fouristradë dhe ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje për të shmangur motorin ai ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë. Mediat raportojnë se i mituri e kishte marrë makinën pa lejen e prindërve, duke përfituar nga rasti që babai nuk ishte në shtëpi, ndërsa e ëma nuk e kishte kuptuar që kishte marrë çelësat.

“Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës”, – njofton policia.

I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarde të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Policia po heton për shkaqet e aksidentit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Zbulohet një tallje që kanë bërë me Sali Berishën, i cili më pas e ka plasur në publik, pa e verifikuar një mufkë sipas të cilit, Erion Veliaj ka shkuar në Iran në 2008.

    Edi Rama ka nxjerr në emisionin Opinion një skandal të madh, kur dikush është tallur me Sali Berishën, duke i dhënë foto të kitaristit të grupit legjendar Eagles, për të cilin Sali Berisha, menjëherë ka nxjerrë foton e tij, duke e thënë se Erion Veliaj është i maskuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *