• |
ide | kryesore

Aktorja e “Emily in Paris” bie pre e grabitjes

Paparazzi, Slider



Aktorja e “Emily in Paris”, Lily Collins ka rënë pre e grabitjes. Hajdutët i vodhën unazën e fejesës teksa qëndronte në një hotel luksoz në Los Anxhelos.

34-vjeçarja mendohet se po shijonte një ditë në West Hollywood dhe i vendosi unazat në një vend të sigurtë, por kur u kthye nuk gjeti asnjë shenjë të tyre. Departamenti i Policisë në LA County po heton grabitjen, e cila është klasifikuar si ‘mbi 10,000 dollarë’, por ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Ylli i ‘Emily In Paris’ u fejua me regjisorin Charlie McDowell në shtator 2020. Lily dhe Charlie u takuan ndërsa punonin në xhirimet e filmit të tij “Golded Rage” në 2019. Dyshja bënë paraqitjen e tyre të parë publike në vitin 2020 dhe u fejuan gjatë një udhëtimi në Neë Mexico atë shtator. Më pas u martuan në një ceremoni martese intime në Dunton Hot Springs, Kolorado, në shtator 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *