• |
ide | kryesore

Dominimi i Inter në gjysëmfinalen e parë ndaj Milan ekzalton Eto’o: “Onana është djali im”

-Instant, Sport
eto'o



Yjet në fushë, por yjet ishin edhe në tribuna dhe gjithashtu në anë të fushës në San Siro. Pothuajse nuk mungonte askush për të parë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Milan dhe Inter. E në fund, dominimi dhe triumfi 0-2 i skuadrës së Inzaghi në euroderbi ka ekzaltuar të gjithë ata me besimin zikaltër. Mes të pranishëmve ishte edhe një nga heronjtë e Tripletës, Samuel Eto’o. Kamerunasi, pasi u takua me ish-shokët e tij të skuadrës Julio Cesar dhe Milito e rivalin” Ibrahimovic, ka lëshuar disa deklarata interesante në mikrofonat e Prime Video.

Ish-sulmuesi i Kamerunit ka kujtuar kohët kur luante vetë në turneun më të rëndësishëm për klube: “Kujtimi im i parë është në Paris kur e fitova për herë të parë”, tha Eto’o. “Merita ishte e gjitha e Sneijder, ishte e lehtë për të shënuar atë gol, por ai asist ishte vendimtar. Me Barcelonën bëra atë që duhej të bëja për atë skuadër. Kishte një frymë unike dhe shpresoj që edhe këtë herë të jetë e njëjta frymë si atëherë”.

Lexo më tej: Video/ Mungon penalltia për Inter e kartoni i kuq për Milan: VAR ‘heshti’ në grushtin e Krunic ndaj Bastoni

REKORDI I ONANA, ETO’O: ËSHTË DJALI IM”

Më pas Eto’o foli për portierin e Inter, Andre Onana. Kamerunasi ka mbajtur portën të paprekur për herë të 7 në këtë fushatë. Asnjë portier nuk ka bërë më mirë se ai. Eto’o është ndalur të flasë për portierin e Inter, që për të është diçka më shumë se një bashkatdhetar i thjeshtë: “Ai është djali im, është rritur në akademinë time. Ai ishte një fëmijë i mirë, kam shumë emocione kur kujtoj fillimet. Ai pastaj është gjithashtu i mirë me këmbë, ashtu si Julio Cesar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *