• |
ide | kryesore

Video/ Mungon penalltia për Inter e kartoni i kuq për Milan: VAR ‘heshti’ në grushtin e Krunic ndaj Bastoni

-Instant, Sport, Video
krunic



Milan humbi 0-2 euroderbin e parë ndaj Inter, por pasivi mund të ishte shumë më i keq. Moviola tregon se kuqezinjtë janë favorizuar në një epsido kyç, që mund ti kushtonte penallti e karton të kuq. Në pjesën e dytë në fakt pati një kontakt mes Krunic dhe Bastoni. Boshnjaku i Milan goditi mbrojtësin zikaltër në zonën kuqezi. Një episod që gjithsesi shkakton diskutime, pasi nuk VAR nuk ndërhyri.

Intensitet dhe tension të madh mes Milan dhe Inter ka patur gjatë gjithë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League. Shumë faulle mes dy skuadrave, ndërsa Lautaro Martinez kërkoi një penallti në pjesën e parë. Arbitri në fakt e gjykoi të tillë, por pastaj u tërhoq pas konsultës me VAR. Ajo që krijoi polemika ka qenë sjellja e dhunshme e Krunic ndaj Baston, në zonën e kuqezinjve.

Gjatë një goditjeje nga këndi për Inter, Krunic shkoi të mbulojë interistin Bastoni dhe përdori mënyrat e forta. Në kontaktin mes të dyve, mesfushori godet me grusht në stomak mbrojtësin, i cili ra në tokë. Lojtarët zikaltër i kërkuan arbitrit të rishikojë situatën, por VAR nuk ndërhyri.

KRUNIC RREZIKOI SHUMË

Sipas rregullores, kur nuk ka garë për topin, edhe vetëm tentativa klasifikohet si sjellje e dhunshme. Topi, në këtë rast, ishte në lojë, kështu që do të ishte një penallti plus një karton të kuq për boshnjakun. Sidoqoftë, Rade u fal sepse mund t’i kishte bërë edhe më shumë dëme një Milani në vështirësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *