• |
ide | kryesore

E kryqëzuan për gabimin në golin e parë të Dzeko, Calabria mbrohet: “Është shumë më trupmadh se unë”

-Instant, Sport
calabria



Milan bëri një nga përfaqësimet më të këqija të sezonit, në gjysëmfinalen e parë të Champions kundër Inter. Ndoshta goditja e marrë në golin e shpejtë të Edin Dzeko tronditi shpresat e Milan. E përgjegjësia në këtë rast bie mbi Davide Calabria. Kapiteni kuqezi në golin e parë zikaltër nuk mundi të bëjë asgjë ndaj Dzeko, që i shënoi në mënyrë të pabesueshme. Inter ngriu San Siron kuqezi në çerek ore lojë me golat e Dzeko e Mkhitaryan, si dhe shtyllën e Calhanoglu. Ndeshja e parë gjysmëfinale përfundoi 0-2 për Inter, me një Milan që u mundua dhe nuk e mori më veten pas fillimit tronditës.

Davide Calabria analizoi sfidën në mikrofonat e Sky Sport: “Tashmë ka ndodhur disa herë që faza e tyre sulmuese të na vërë në vështirësi. Shumë mundësi, shumë depërtime të humbura”. Për golin e Dzeko, mbrojtësi kuqezi pranoi fajet e tij: “Ai është qartësisht më i madh se unë. Nuk ka shumë gjëra për të bërë. Ne duhet të përmirësohemi sepse kohët e fundit kemi vuajtur gjithmonë me ta”.

Lexo më tej: Telashet nuk kanë fund për Milan: Bennacer duhet të operohet në gju, sezoni i përfunduar

Më pas ai përfundon: “Duhet të jemi më cinikë para portës, i patëm rastet. Nëse shënon një gol, loja ndryshon. Nuk është humbur ende, ne do të japim gjithçka siç kemi bërë deri më tani. Ata janë të fortë dhe kanë lojtarë të mëdhenj që vijnë nga pankina. Por duhet të jemi më të mirë ne të finalizojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *