• |
ide | kryesore

Përplasje në Berat/ Tentohet të hidhet asfalt, kandidati i “BF” i ndalon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një incident ka ndodhur gjatë natës në Berat. Banorët e fshatit Velabisht, kandidati i opozitës për kryetar bashkie dhe disa persona të tjerë, që po tentonin të hidhnin asfalt elektoral, janë konfliktuar.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili është njoftuar nga banorët dhe ka shkuar në vend ku ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën. Ndërkaq Ismaili ka vërejtur se nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet. Ai ka ndarë një njoftim për ngjarjen, ku ka sqaruar se është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

“Në njësinë administrative të Velabishtit, një nga njësitë më të mëdha në Berat. Po kthehesha nga një takim elektoral dhe më thonë që ka një denoncim nga qytetarët se në Velabisht ka ardhur një mjet pa targa që po hedh bitum. Është hera e dytë që e bëjmë këtë denoncim. Vijmë këtu bashkë me dy deputetët e qarkut të Berat. Nuk ka asnjë tabelë informuese për punimet në këtë rrugë, sipas ligjeve në fuqi. Tabela duhet të tregonte datën e fillimit të punimeve, përfundimin e punimeve, kush është firma që bën punimet. Banorët janë shumë të irrituar pasi nuk ka transparencë për punimet që po bëhen. Ne erdhëm menjëherë, ndaluam shoferin dhe i kërkuam të na thotë pse në këtë orë punime dhe në emër të kujt. Më pas erdhën makina të shumta policie, oficerë të operacionales, civilë dhe të policisë së Shtetit. ”, tha Ismaili.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *