• |
ide | kryesore

The Times: Kënga e Shqipërisë një vajtim mistik

Paparazzi, Slider



Megjithëse Shqipëria ishte e para që u kualifikua në finalen e “Eurovision”, kënga jonë nuk ka patur simpatinë e të përditshmes britanike “The Times”.

Ajo e ka vlerësuar interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber, duke shpjeguar se krahasimi nuk është përdorur në kuptimin pozitiv.

“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times.

E përditshmja e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshmet, megjithatë “Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes mori votat maksimale nga juria dhe publiku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *