• |
ide | kryesore

Video/ Skandal në Premier League: tifozi zbret në fushë dhe sulmon teknikun e Newcastle Howe

-Instant, Sport, Video
Howe



E pabesueshme ajo që ndodhi në orët e para të pasdites së së shtunës në Leeds. Vendasit, në kërkim të pikëve të shpëtimit, pritën Newcastle, i treti në renditje dhe një hap larg kualifikimit në zonën Champions. Në kohën shtesë, një tifoz i Whites zbriti nga tribuna dhe u nis drejt teknikut të Magpies, Eddie Howe, duke e sulmuar verbalisht dhe fizikisht.

Vendosën Ayling dhe Kristensen për vendasit, ndërsa në mes dygolëshi me penallti e Wilson për miqtë. Pikërisht në minutën e 94′ të një ndeshje intensive që përfundoi 2-2, një person u hodh mbi tabelat dhe pushtoi fushën. Ai u drejtua menjëherë nga tekniku i Newcastle, Eddie Howe. Fillimisht filloi t’i bërtiste diçka në fytyrë duke i drejtuar gishtin, pastaj vendosi t’i jepte edhe një të shtyrë. Në atë moment erdhi ndërhyrja (e vonuar) e stjuardëve, që bllokuan tifozin dhe e nxorrën jashtë fushës.

KOMENTI I HOWE

Në fund të ndeshjes, trajneri i Newcastle komentoi incidentin në mikrofonat e gazetarëve: “Nuk e mbaj mend nëse më shtyu apo jo – tha Howe -. Nuk e kam idenë. Është një gjë shumë e çuditshme, sepse isha i fokusuar te ndeshja. Ai u përball me mua, më tha diçka që nuk mund ta përsëris dhe më pas e morën. Kjo mendoj se ka ndodhur, por dikush mund të më thotë diçka ndryshe”. Më pas tekniku përfundoi: “Gjithsesi jam i qetë, momente të tilla të bëjnë të mendosh. Siguria e stafit dhe lojtarëve është parësore për mua. Duhet të jemi të vetëdijshëm. Siguria është e rëndësishme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *