• |
ide | kryesore

“Ai është gangster, më kërcënoi”/ Nënkryetari i KZAZ-së denoncon në polici deputetin e PS-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i KZAZ-së nr. 70 në Maliq, Kujtim Hoxha, ka denoncuar në polici deputetin e PS-së Ilir Pendavinji. Hoxha është paraqitur në komisariatin e policisë, për të denoncuar deputetin e Partisë Socialiste pasi ai e ka kanosur. Nënkryetari i KZAZ-së nr. 70 shkoi në Zezdë pas raportimeve për konflikt. Kur Hoxha ka shkuar, ai është kërcënuar nga deputeti i PS-së.

‘Nuk ishte një situatë normale për të pasur zgjedhje të lira. Unë denoncimin do ta bëj për Ilir Pendavinjin, se quaj deputet, ai është një gangster. Në ambientet e votimit është shprehur se sido që të votohet ne me Edi Ramën e kemi të fituar.’- u shpreh ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *