• |
ide | kryesore

Video/ Fagioli e Bremer rrëzojnë Cremonese: Juventus mbetet i dyti, por humbet përsëri Pogba të dëmtuar

-Instant, Sport, Video
Fagioli



Juventus vazhdon të vrapojë drejt zonës Champions League. Në ndeshjen e javës së 35 të Serie A, skuadra e Max Allegri mposhti 2-0 Cremonese dhe mbrojti vendin e dytë me 69 pikë. Në Allianz Stadium në pjesën e parë ishin bardhezinjtë ata që bënë ndeshjen. Të besuarit e Ballardini, sidoqoftë, mbyllën të gjitha hapësirat dhe rezistuan. Në pjesën e dytë, Fagioli (55′) zhbllokoi ndeshjen me një perlë në kryqëzimin e shtyllave. Në fund, Bremer (79′) siguroi rezultatin pas një goditje nga këndi. Nota e vetme negative për teknikun Allegri, para kthimit në Sevilla, është dëmtimi i Pogba. Francezi u largua i përlotur nga fusha për shkak të një problemi të ri muskulor.

Golat e shënuar nga Fagioli dhe Bremer i mjaftuan Juventus për të mposhtur Cremonese. Mesfushori hap lojën në minutën e 55′, duke shfrytëzuar në maksimum një aksion të shkëlqyer individual nga Chiesa në të djathtë. Anësori kaloi disa lojtarë dhe e ktheu topin te Fagioli, që shënoi golin e ish-it me një goditje nën traversë. Dyfishimi erdhi në minutën e 79′ me Bremer, i zoti për të shënuar në zhvillimet e një goditje këndi. Allegri është i dyti në renditje me 69 pikë, +3 ndaj Inter dhe +4 ndaj Lazio. Seria e Cremonese ndalet në tre rezultate të dobishme radhazi. Tre javë nga fundi, Grigiorossi janë gjashtë pikë nga Spezia e Verona. Ju duhet një mrekulli për të shpëtuar.

POGBA

Nota stonuese e mbrëmjes është sigurisht dëmtimi i Paul Pogba, i cili u rikthye në formacion pas më shumë se një viti. Francezi megjithatë u largua pas njëzet minutash me një dëmtim të ri muskulor. Mesfushori, i zëvendësuar nga Milik, doli i përlotur nën duartrokitjet e të gjithë stadiumit. Në pritje të kontrolleve të hollësishme, është pothuaj e pamundur që Pogba të jetë në Sevilla.

Italy Serie A

Verona 0-1 Torino
Fiorentina 2-0 Udinese
Monza 2-0 Napoli
Bologna 0-0 Roma
Juventus 3-1 Cremonese



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *