• |
ide | kryesore

Dëmtim në ndeshjen e parë si titullar, Pogba doli në lot por testet janë lehtësuese: “Lesion i shkallës së ulët”

-Instant, F1, Sport
Pogba



Dëmtimi i pësuar nga Paul Pogba gjatë ndeshjes ndaj Cremonese duket më pak i rëndë se sa pritej. Megjithëse serioz, kontrollet që francezi i Juventus iu nënshtrua në J Medical, “kanë treguar një lesion të shkallës së ulët të rectus femoris të kofshës së majtë. Lojtari ka nisur tashmë programin e rehabilitimit”, siç është komunikuar nga klubi bardhezi. Pogba mbërriti në mesditë dhe u përshëndet teksa largohej nga tifozët, të cilët u përpoqën t’i qëndronin pranë. “Forca Paul”, ishte mesazhi i marrë nga “Oktapodi”, i cili bëri një gjest aprovimi. Ndalesa, megjithatë, do të jetë të paktën njëzet ditë dhe, në fakt, sezoni i tij praktikisht ka përfunduar.

Një mëkat, po ta mendosh që ishte ndeshja e parë si titullar në një sezon të goditur nga dëmtimet. Nuk ka paqe sic duket për Paul Pogba, që e gjen veten të rikuperojë një tjetër dëmtim pas vetëm njëzet minutash në fushë. Dalja e Oktapodit në lot ishin imazhi emblematik i një sezoni në të cilin Pogba nuk kontribuoi kurrë. Juventus fitoi 2-0 kundër Cremonese në shtëpi, falë golave të Nicolò Fagioli dhe Gleison Bremer. Por mbrëmja u bë e hidhur për shkak të një dëmtimi të ri të Paul Pogba. Mesfushori ndjeu dhimbje në kuadricepsin e kofshës së majtë pas goditjes së marrë. Francezi pa nga pankina dhe menjëherë u këput në fushë, duke vënë duart në fytyrë. Pastaj dalja nga fusha i përlotur, duke i dhënë fund një sezoni, që sapo kishte nisur për të.

Lexo më tej: Video/ Fagioli e Bremer rrëzojnë Cremonese: Juventus mbetet i dyti, por humbet përsëri Pogba të dëmtuar

ALTERNATIVAT NË MERKATO

Juventus është i shqetësuar nga situata e dëmtimeve të francezit dhe tashmë po mendon për emrat që mund ta zëvendësojnë. Me Paredes dhe Rabiot që mund të largohen në fund të kampionatit, bardhezinjtë kanë nevojë për një revolucion në mesfushë. E në shënjestrën e bardhezinjve janë Davide Frattesi dhe Teun Koopmeiners. Edhe pse vetëm ata të dy mund të mos mjaftojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *