• |
ide | kryesore

Mbyllet llogaria e Instagram të Luizit

Paparazzi, Slider



Çdo veprim i Luiz Ejlli po vëzhgohet me lupë. Momentalisht e gjithë vëmendja në rrjetet sociale dhe jo vetëm është e përqëndruar tek ai.
Teksa flasim për botën virtuale, u krijua një zhurmë e madhe për llogarinë e tij në Instagram gjatë kohës që ai ishte brenda “BBV”, ku ai kishte fituar mijëra ndjekës brenda një kohe të shkurtër.
Por, pas një ‘beteje’ se kush kishte më shumë të drejtë për ta menaxhuar Instagram-in e tij, adresa e vjetër u mbyll dhe një tjetër u hap një javë para përfundimit të “BBV”.
Llogaria e re fillimisht u menaxhua nga partnerja e tij dhe ish-banorja, Kiara Tito për t’i kaluar më pas Luizit, i cili më herët tha se është i vetmi rrjet social që ai ka të hapur.
Por, ditën e sotme (e mërkurë) edhe llogaria e Instagram-it me emrin ‘It’s Luiz Ejlli’ tashmë nuk figuron dhe një kërkim i thjesht lë të kuptohet se ajo është zhdukur.

Se çfarë ka ndodhur me këtë llogari dhe nëse do të mund të rikthehet sërish mbetet për t’u parë.



1 Comment

  1. Ky eshte hall gjeostrategjik dhe Zukenberg duhet te jap sqarim publik. Cfar metode e poshtër per me e mbajt kete popull te mpirë nga tallavaja e showbizz te mediave te droges

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *