• |
ide | kryesore

Milan jashtë Champions, Tapiri i Artë shkon për Piolin: “Kur ngjitesh lart e rrëzohesh vritesh më shumë”

-Instant, Sport
Tapiri



Mbrëmjen e sotme në Striscia la Notizia, trajneri i Milan, Stefano Pioli, do të marrë trofeun që nuk do të donte. Tapiri i parë i Artë për teknikun kuqezi pas eliminimit nga Champions League ndaj Inter. Gazetari i emisionit investigativ, Valerio Staffelli, u takua me trajnerin Pioli pas shembjes së mbrëmshme në San Siro: “Të kam sjellë çmimin e vetëm që do të fitosh këtë vit. Të ka zhgënjyer dikush nga ekipi?” e ngacmoi gazetari.

Përgjigja e teknikut pastaj është elegante si gjithnjë, pavarësisht një çmimi si Tapiri: “Kemi dhënë gjithçka. Kur ngjitesh kaq lart dhe pastaj bie, vritesh edhe më shumë”. I dëshpëruar Pioli që në fakt ka humbur këtë sezon katër ndeshje në 5 përballë Inter. Para se ta nxirrnin jashtë Champions me dy fitore për një agregat 3-0, zikaltrit i morën edhe Superkupën e Italisë.

Lexo më tej: Fabio Capello kryqëzon Milan dhe teknikun Pioli: “Nuk arrin të gjejë kundërmasa, nuk është hera e parë”

Pioli në fakt ishte kritikuar edhe nga ish-trajneri i kuqezinjve Fabio Capello, për performancën katastrofike të ndeshjes së parë: “Nuk arrin të gjejë kundërmasa, nuk është hera e parë. Nuk është derbi i parë që luhet kështu. Mesfusha nuk bëri kurrë filtër. Mesfushorët e Interit ishin gjithmonë të lirë dhe krijuan dyfishin e problemeve”, u shpreh në atë rast Don Fabio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *