• |
ide | kryesore

Fabio Capello kryqëzon Milan dhe teknikun Pioli: “Nuk arrin të gjejë kundërmasa, nuk është hera e parë”

-Instant, Sport, Video
Capello



Pas shumë debateve, më në fund ishte fusha ajo që foli. E në aktin e parë të gjysmëfinaleve të Champions League mes Milan dhe Inter, zikaltrit mposhtën qartë rivalët e tyre. Një rezultat i pastër 0-2, që e komplikon shumë, por nuk e mbyll historië për ndeshjen e kthimit. Përcaktuese ishte qasja hiperagresive e skuadrës së Simone Inzaghi, që pas vetëm 10′ ishte në epërsi të dyfishtë. E për mikrofonat e Sky Sport, Fabio Capello, nuk përdor fjalë të buta për të masakruar performancën e të besuarve të Stefano Pioli.

Në fund të ndeshjes në San Siro, ish-trajneri i kuqezinjve Fabio Capello dha gjykimin e tij: “Kualifikimi është shumë afër për Inter”, tha ai. Njeriu që bëri historinë me Milan, pastaj shigjetoi ashpër Milan dhe trajnerin Stefano Pioli: “Nuk arrin të gjejë kundërmasa, nuk është hera e parë. Nuk është derbi i parë që luhet kështu. Mesfusha nuk bëri kurrë filtër, mesfushorët e Interit ishin gjithmonë të lirë dhe krijuan dyfishin e problemeve”, është shprehur Don Fabio.

Lexo më tej: Dominimi i Inter në gjysëmfinalen e parë ndaj Milan ekzalton Eto’o: “Onana është djali im”

Në vazhdim të analizës së tij, Capello tha se skuadra kuqezi bëri “gabime të rënda në pjesën e parë”. Më pas ai u pyet si trajner se çfarë do t’i thoshte skuadrës pas një disfate të tillë: “Do t’i kërkoja të gjithëve të na kujtonin gabimet e bëra”, u përgjigj ai thatë. Më pas, në funksion të ndeshjes së dytë, ai ndezi një fije shprese për kuqezinjtë: “Inter u përshtat pak në pjesën e dytë dhe pati një tjetër ndeshje. Por duhet luajtur ndryshe”, përfundoi ai. Gjithsesi, nëse Milan vërtetë mund të përmbysë një pasiv kaq të rëndë, duhet pritur vetëm 5 ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *