Një finale për t’u pushtuar e katër skuadra që ëndërrojnë ta bëjnë në gjysëmfinalet e kthimit ku favoritët pothuaj nuk ekzistojnë. Pothuaj, sepse Roma ka fitoren 1-0 për të mbajtur shtrënguar në Gjermani. Ndërsa në Sevilje gjithcka nis nga barazimi 1-1 mes andaluzianëve e Juventus. Finalja në lojë është ajo e Europa League, një trofe që të çon direkt në Champions.
JUVENTUS NË SHTËPINË E “MJESHTRAVE”
Bardhezinjtë në fakt nuk ngrenë një trofe europian prej më shumë se 20 vitesh. Më saktë nga Superkupa europiane e 1997 fituar përballë PSG. Barazimi me golin e Gatti në shtesë i ka dhënë besim Juventus, që duhet të luajë në shtëpinë e “masterave” të kompeticionit. Askush më shumë se Sevilla nuk di të fitojë Europa League, ndaj dhe Allegri po e përgatit sfidën duke menduar edhe për shtesat. E sigurtë se bardhezinjtë nuk do të lënë pushim siguri si Danilo, Bremer, Locatelli e Rabiot. Por i njëjti diskutim vlen edhe për Di Maria, njeriu i ndeshjeve që kanë rëndësi. Chiesa do të shihet si ka rikuperuar nga ndeshja e të dielës, ndërsa Vlahovic është në balotazh me Milik. Sevilla nuk ka problem formacioni dhe të gjithë janë gati. Kështu që detyra e Juventus për tu kthyer në një finale europian 6 vite nga hera e fundit është e vështirë.
FORMACIONET E MUNDSHËM
Sevilla:
Bounou; Navas, Gudelj, Bade, Acuna; Fernando, Rakitic; Ocampos, Lamela, Gil; En-Nesyri
Juventus:
Szczesny; Danilo, Gatti, Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic
Lexo më tej: Juventus, nga Sevilja te Gjykata e Apelit: java më e gjatë që vendos sezonin e bardhezinjve
LEVERKUSEN, DUHET NJË “ASPIRINË” PËR ROMËN
Më e mendueshme është ndërkohë për Romën, që në Leverkusen shkon me avantazhin e një goli për të sfiduar Bayer. Mourinho duhet vetëm të mbrojë rezultatin dhe në këtë pikë portugezi është eksperti. Megjithëse, është e vështirë të mendosh një skuadër si ajo verdhekuqe të vendosë autobusin para portës. Një lëvizje që Special One e bën sa herë rezultatin e ka në favor, por që ndaj Bayer ka kleçkat e veta. Gjermanët janë një skuadër tipike fushe dhe do të mundohen të përmbysin 1-0 e vajtjes. Pasi i dhuroi trofeun e Conference League një vit më parë, portugezi kërkon të rrisë nivelin. E të tentojë t’i japë një trofe europian edhe më të cmuar Romës, gjithnjë nëse Leverkusen e lejon.
FORMACIONET E MUNDSHËM
Bayer Leverkusen:
Hradecky; Tapsoba, Tah, Hincapie; Frimpong, Demirbay, Palacios, Bakker; Diaby, Wirtz, Adli
Roma:
Patricio; Mancini, Cristante, Ibanez; Celik, Matic, Bove, Spinazzola; Pellegrini, Wijnaldum; Abraham