• |
ide | kryesore

Miley Cyrus zbulon detaje nga njohja me muzikantin

Paparazzi, Slider



Miley Cyrus zbuloi sesi u takua me të dashurin e saj, Maxx Morando. “

U njohëm nga miq të përbashkët”, tha alumi i “Hannah Montana” për British Vogue në një intervistë të botuar të enjten. “Epo, unë nuk kisha asnjë informacion për të ndërsa ai po” sqaroi ajo.

Cyrus filloi të takohej me muzikantin para disa kohësh sipas Page Six, megjithatë, kjo është hera e parë që ajo flet publikisht për të. “Mendova: “Më e keqja që mund të ndodhë është të largohem”, shtoi Cyrus për takimin e tyre të parë. Çifti ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor 2021, kur u panë bashkë në shfaqjen e Gucci Love Parade.

Bateristi i Liily më pas mori pjesë në “Miley’s New Year’s Eve Party”, të cilën ajo e drejtoi bashkë me Pete Davidson, në Miami në NBC. Dashuria e tyre u konfirmua përfundimisht kur u panë duke u puthur në West Hollywood prillin e kaluar. Paraqitja e tyre e radhës publike erdhi pothuajse një vit më vonë, kur u panë të kapur për dore në një shfaqje të Versace në Los Anxhelos përpara se ajo të lëshonte albumin e saj të fundit, “Endless Summer Vacation”, në mars 2023.

Një burim i tha E! News tetorin e kaluar se marrëdhënia e tyre ishte “shumë serioze”. “Miley dhe Maxx janë ende të fortë dhe marrëdhënia e tyre është shumë serioze”, tha burimi i brendshëm në atë kohë. “Ata janë bashkë për rreth një vit tani dhe Miley është vërtet e lumtur. Të gjithë në familjen e saj i duan së bashku dhe mendojnë se ata shkojnë shumë mirë.” Këngëtarja e “Wrecking Ball” ishte e martuar më parë me aktorin Liam Hemsworth nga viti 2018 deri në vitin 2020./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *