• |
ide | kryesore

Humbja në zgjedhjet lokale, Berisha: Duhet votim me detyrim

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim të mbajtur në rrjetet sociale, ka deklaruar se në Shqipëri, votimi duhet të bëhet me detyrim.

Ai u shpreh se një hap i tillë do të pamundësonte shit-blerjen e votës, ndërkohë që solli raste të suksesit të kësaj metode në Australi apo Greqi.

“Pa këtë lëvizje, pa mosbindjen civile, si element të shenjtë të kësaj lëvizje, këtu zgjedhje dhe votime nuk ka. Votimi i detyrueshëm do e bëjë të pavlefshme blerjen e votës. Sepse blerjet janë dy llojesh, nga njëra anë është blerja e të drejtës së votës. Ana tjetër është merr paratë dhe dil e voto për mua. Kjo e dyta, nëse bëhet votimi me detyrim siç e ka Greqia apo Australia. Një nga miqtë e mi në Australi më ka thënë se kjo është bërë për t’i dhënë fund blerjes së votës. Por Edi Rama nuk e pranon se ai e quan kodin zgjedhor një kinezëri. Ai pranon vetëm standarde që i lejojnë atij të manipulojë votën”, tha ai.



24 Comments

  1. Ik o hale hapu rruge te rinjeve ! Sa here qe nuk fiton ti te kane vjedhur dhe blere votat! Duhet te largoheni nga politika te gjithe ju bastardet e vjeter including ” Berisha,Meta,Edvin mavia me kompani!

    1. Nëse ikin ata si do vijnë në pushtet të tjerët?! Kush i lejon?! … Nga karrigia një llaf goje e themi të gjithë.

    2. Po ky tha.. TE GJEJ VRIM E TE FUTET RAMA. PO PREKU ZGJEDHJET.
      Tani se kush po belbezon nga vrima e miut.

      1. Shume e vertete.Na kan lodh gencin me keto deklarata cdo dite te jetes.Cfare ti besh Gjermanit qe nuk na kolonizoi, sic beri Britania e madhe me indianet.Sot indianet marrin viza, jetojne dhe punojne ne Angli shume lehte.

  2. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin,vetem komunizmi te detyron te votosh o salih komunisti i fundit ne europe

  3. Ed Rama përveç se në 2013 kur ishte më Metën asnjë zgjedhje tjetër nuk ka fitu.I ka vjedhur me ligje të ndryshuar me krimin, me administratën dhe duke përdorur lekët e shtetit,legalizimet, oligarkët pikërisht përpara çdo zgjedhje.

  4. Do vete me detyrim une te votoj zagaret e politikes/Vtem -ERDHJERI-ne ate kohe te bente armik po te mos votoje tani ju shkerdhej pragun dhe oxhakun jo votoj per monstrat e te gjithe kraheve politike.Cfare i dhane ketij populli keto 30 e kusur vjet per vec varferise dhe arratise dhe vete u pasuruan duke vjedhur?

  5. Kjo eshte utopike . E ka greqia tha Berisha por dje lecova nje artikull qe 1 ne 4 te rinj grek nuk do votonin . Biles kishin nje sllogan me mire nje mohito se sa te votosh . Nuk fle aty lepuri o Berisha . Shiko 2 here veten dhe 8 here palloshin gabitqar . Sjhiko edhe mul kurven qe e baltosi me primaret . Shiko edhe Beun e himares , te ka hequr shume vota kandidimi i tij nga ana jote .

  6. Ke një farë të drejte doktor! Votimi është përgjegjësi. Nëse nuk voton të ikën edhe drejta të ankohesh për të zgjedhurit.

    Një popull meriton qeverinë që ka.

  7. Nuk i ke lene asgje mangut enver hoxhes. O komunist i pandreqshem po edhe enver hoxha nuk i kishte me detyrim votimet o kellire.
    Demokracia qe ti nuk e do sepse te heq karrigen e pardhise qe e ke dhjere njesoj, sic bere me shoqaten e te perndjekurve dhe ish pronaret, qe ja arrite me ne fund ta shkermoqesh, ka rregull numer 1, Votim i lire. Sepse dikush qe nuk te do nuk ka pse te detyrohet te votoje surratin tend.

    1. Ne shkoder eshte bere nami, blerje e votes deri ne 600 eu, ka vajtur dere me dere ne fshatrat rreth Shkodres sidomos ne familjet qe e dinin qe votojne PD-ne , paguaj voten . Nami ne Shkoder , me duket vetja si ne skene filmi. E pabesueshme!

      1. Landi 20/05/2023 te 21:48 – genjeshtar i poshter. Futi ato 600 eurot qe i pe ne ender ne bythe dhe gezohu per humbjen historike te prijesit legjendar SB

      2. Fshatrat shkodres, me statistika, dihet qe votojne majtas. Keshtu qe ne pjesen me te madhe tom kodoshi dhe kameleoni becinuk ka pas ca me ble. Ajo qe me ben cudi eshte fakti qe si ka mundesi edhe qyteti shkoi per lesh.

  8. Berisha ske pse gjen model zgjedhjes me detyrim neper bote ke modelin e zgjedhjeve te Enver Hoxhes, meqe ke qene dhe sekretar i partise se kriminelit e njeh mire detyrimin e dhunen.

  9. Pas dy vitesh do votoni vetem ju qe doni te zgjidheni ,
    Vendosni referendumin a dojne shqiptaret te ju votojne

  10. Vetëm 100 mijë prej tyre dolën dhe votuan logon e PD, ndërsa 250 mijë të tjerë preferuan të rrinë në shtëpi. Ky është elektorati që nuk e ka Sali Berisha nga opozita dhe nuk do ta ketë kurrë. Përkundrazi, do të rritet dhe më tej kjo masë refuzuese, nëse në PD nuk shfaqet fryma e bashkimit përtej Berishës.

  11. Vecse Revolucioni e zgjidh kete pune!

    Asnje milimeter me pak apo me shume.

    Revolucioni i Pederasteve te Foltores me ne krye Krye-Pederastin Histeriko-historik!

  12. Australia e ka me gjobe.Nuk votove te fut nje gjobe dhe je ne rregull.Ndash voto , ndash mos voto pastaj.Me detyrim nuk do te thote te te fusin ne burg, por te japin nje gjobe, qe nuk ja vlen te mos votosh.

  13. Të gjitha hapat organizativ që ka bërë Foltorja e Berishës kanë qenë devijim, shkelje e kapërcim të rregullave dhe institucioneve të PD-së. Nga fillimi e në fund. Duke u arritur deri aty, sa më 6 mars 2022, Foltorja, pra Berisha me pasuesit, vendosën që nën një sigël elektorale me emrin e Monika Kryemadhit, të dilnin kundër PD-së në zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *