• |
ide | kryesore

Juventus rrezikon sanksione, reagon Presidenti Gravina: “Markë e jashtëzakonshme, duhet mbrojtur”

-Instant, Sport
Gravina



Gabriele Gravina, presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), ëeshtë ndalur të flasë mbi çështjen Juventus, në lidhje me drejtësinë sportive: “Si drejtues të futbollit italian, ne kemi detyrimin të ruajmë vlerën e markës së futbollit italian dhe atij ndërkombëtar. E besoj se Juventus është një nga më të rëndësishmet referenca të futbollit ndërkombëtar dhe kombëtar”. Këto janë fjalët e numrit 1 të FIGC, të raportuar nga Tuttosport: “Kështu, drejtësia ndjek rrjedhën e saj, presidenti i Federatës duhet të sintetizojë interesat e ndryshme. E për ne interesi themelor është të rikuperojmë në aspektin e besueshmërisë, atë që është një markë e jashtëzakonshme, ai i Juventus”.

Lexo më tej: Manovra e pagave, akuza të reja mbi Juventus: ja çfarë rrezikon shoqëria bardhezi

GRAVINA E TIFOZËT: “TË SHQETËSUAR SI TË GJITHË”

Presidenti Gravina vazhdoi më tej, duke argumentuar brenda cështjes edhe ndjesitë e tifozëve: “Tifozët e Juventus janë disi të shqetësuar? Mendoj se të gjithë tifozët janë pak të shqetësuar, sepse tifozët e Juventus janë shumica. Mbështetësit bardhezinj janë një numër i madh në panoramën e tifozëve italianë. Besoj se shqetësimet nuk mund të prekin vendimet e Gjykatës së Drejtësisë. Ato ua lë objektivitetit dhe ndjeshmërisë së tyre” përfundoi presidenti i FIGC.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *