• |
ide | kryesore

Video/ E bujshme, Bayern mund të humbasë titullin: Leipzig e mund në shtëpi, Dortmund mund ta parakalojë

-Instant, F1, Sport, Video
Bayern



Bayern Munich ka pësuar një humbje shokuese në javën e parafundit të Bundesligës dhe rrezikon të dorëzojë titullin. Leipzig e përmbys në shtëpi 1-3. Laimer iu përgjigj avantazhit të Gnabry dhe penalltitë e Nkunku dhe Szoboszlai fundosën Tuchel. Dortmund, të dielën kundër Augsburgut, mund të fluturojë në krye me +2. Gëzohet Hoffenheim, i cili mund Union Berlin dhe rrëmben shpëtimin matematikor. Barazim 2-2 mes Schalke 04 dhe Eintracht Frankfurt. Werder Bremen-Këln dhe Hertha Berlin-Bochum barazuan: të dyja përfunduan 1-1.

BAYERN E TUCHEL SEZON KATASTROFIK

Humbje e zhurmshme e Bayern Munich, që përmbyset 1-3 nga Leipzig. Ndeshje njëkahëshe në start me bavarezët që bënë lojën. Një rast i mirë për Muller, për të zhbllokuar ndeshjen, por goditja e tij u ndal nga portieri. Avantazhi i Munich vetëm sa u shty. Në minutën e 25′ Gnabry hyri në zonë dhe krosoi në shtyllën e afërt, duke nënshkruar golin e tij të 14 në kampionat. Tre minuta më vonë skuadra e Tuchel mund të dyfishonte epërsinë, por Musiala gjeti vetëm pjesën e jashtme të rrjetës. Me kalimin e minutave, miqtë u rritën në lojë. Szoboszlai detyroi Sommer në një pritje vendimtare, ashtu si edhe ndaj Nkunku. Në fund të pjesës së parë Coman në mënyrë sensacionale goditi jashtë me kokë.

Lexo më tej: Video/ Favorizoi Bayern për titullin, arbitri Stegemann i mohoi penalltinë Dortmund: “Ndihem një m*t”

Gol i gabuar, gol i pësuar. Në pjesën e dytë, në minutën e 65′, kundërsulm vdekjeprurës i Leipzig me Nkunku që shërbeu për Laimer. Austriaku i ftohtë në finalizim mposhti Sommer nën traversë. Rikthimi i bujshëm u përfundua në minutën e 75′. Pavard rrëzoi Nkunku në zonë dhe penalltinë e realizoi vetë sulmuesi francez. Reagimi bavarez ishte i zemëruar, por në minutën e 85′ erdhi trisi mik. Një dorë në zonë nga Mazraoui dhe penalltia e dytë e mbrëmjes për Leipzig, e kthyer këtë herë nga Szoboszlai. Kështu përfundon 3-1 për Leipzig, që siguron një vend në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Skuadra e Red Bull konsolidon vendin e tretë me 63 pikë. Nga ana tjetër, Bayern Munich mbetet në krye me 68 pikë, por mund të kalohet në krye të renditjes nga Borussia Dortmund, e angazhuar nesër në fushën e Augsburg.

Bundesliga Germany

Hertha Berlin 1-1 Bochum
Hoffenheim 4-2 Union Berlin
Schalke 04 2-2 Eintracht Frankfurt
Werder Bremen 1-1 FC Cologne
Bayern Munich 1-3 RB Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *