• |
ide | kryesore

Kush nga supermodelet ishte krah DiCaprio në Kanë

Paparazzi, Slider



Herë me Gidi Hadid, e here me Irina Shayk. Duket se Leonardo DiCaprio nuk po zgjedh dot, duke u vendosur në qendër të mediave prej muajsh për shoqërimin me të dyja super-modelet.

E së fundmi duket se ai ka qenë krah yllit rus gjatë qëndrimit në Kanë. Aktori 48-vjeçar dhe modelja, e cila ka një fëmijë me aktorin Bradley Cooper, ishin në festën e ditëlindjes së Naomi Campbell të hënën. Gjithashtu, supermodelja ishte edhe në premierën e filmit të tij.

Ata e njohin njëri-tjetrin prej kohësh dhe ishin të dy në Coachella këtë pranverë – edhe pse zyrtarisht ata janë ‘thjesht miq’. Në moshën 37-vjeçare, Irina është pak më e madhe se të dashurat ‘e zakonshme’ të aktorit, që zakonisht del me vajza 25 vjeç e poshtë.

Por, mesa duket po e thyen këtë rregull. Ai dhe Gigi janë parë në të njëjtat evente dhe festa prej muajsh. Burimet thonë se Gigi dhe Leo janë ende në marrëdhënie miqësore dhe takohen kur ‘t’i lejojnë oraret e tyre të ngarkuara’.

“Gigi dhe Leo ende shoqërohen dhe bisedojnë kur kanë kohë. Ata të dy shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe argëtohen së bashku kur oraret e tyre të ngarkuara i lejojnë. Yolanda dhe Bella e dinë se Gigi është në gjendje të marrë vendime të shëndetshme dhe e mbështesin atë, prioriteti kryesor i Gigi është vajza e saj.”- ka thënë një burim për ET.

Romanca e raportuar e Gigit dhe Leos u tha më parë se kishte përfunduar. Modelja u nda nga Zayn Malik në vitin 2021 pas gjashtë vitesh dhe ka një vajzë, Khai, dy vjeç. Gigi dhe Leo ndezën thashethemet për lidhje pasi të dy u panë në të njëjtën festë të Oscars.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *