• |
ide | kryesore

Taylor Swift publikon remixin e “Karma” me Ice Spice

Paparazzi, Slider



Taylor Swift  ka publikuar së fundmi një remix të “Karma”  me reperen Ice Spice.  Remiksi “Karma” shënon bashkëpunimin e fundit të profilit të lartë të Ice Spice, pas remiksit të këngës së saj “Princess Diana” me Nicki Minaj — e cila ka goditur top 5-shen e Billboard Hot 100.

Në një videoklip nga Spotify, Swift zbuloi se si dyshja vendosi për të punuar së bashku. “Bashkëpunimi me Ice Spice në “Karma” ishte një nga gjërat më të natyrshme. Ajo kontaktoi përmes ekipit të saj, thjesht duke thënë: “Hej, Ice ka qenë një fanse e madhe e Taylor që kur ishte fëmijë, do të donte të bashkëpunonte.” Ajo vazhdoi, “Unë e kisha dëgjuar pa pushim -sidomos gjatë koës që bëhesha gati për turneun tim, thjesht po dëgjoja vazhdimisht Ice Spice. Kështu që menjëherë mora numrin e saj dhe i thashë: “Hej, a do të doje të bëje versionin tënd të “Karma” Ajo pranoi menjëherë”.

Në fillim të kësaj jave, Taylor njoftoi Midnights përmes Instagramit, duke shkruar, “Um. Kam shumë për t’ju thënë. Unë jam një fanse e kësaj artisteje brilante. Me kënaqësi ju them se Karma Featuring me @icespice-n  do të dalë nesër mbrëma si pjesë e albumit të ri  Midnights (Til Dawn Edition) që mund ta porosisni paraprakisht tani në store.taylorswift.com! “/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *