Paris-Saint Germain fitoi titullin në Francë për herë të 11-të në historinë e tyre, por në Paris gati askush nuk shkoi të festonte me ta në aeroport. Falë barazimit 1-1 në Strasburg, PSG fitoi titullin kampion në Francë, i nënti në 10 vitet e fundit. E megjithatë bojkotimi i tifozëve nuk ka lidhje me triumfet e shumta.
Në fakt, mjaftoi goli i firmosur në fillim të ndeshjes nga Lionel Messi (i cili bëhet kështu golashënuesi më i mirë në histori në 5 kampionatet më të mira europiane, duke kaluar Cristiano Ronaldo) për t’i dhënë Galtier titullin e dytë, pas atij të fituar te Lille. Edhe Strasbourg mbeti i kënaqur me rezultatin, pasi kanë marrë shpëtimin matematik me pikën e fituar.
TRE TIFOZË I PRISNIN NË AEROPORT
Një fitore që sidoqoftë nuk pati pjesëmarrjen e tifozëve parisien. Është në fakt një skenë e trishtuar ajo që shihet në kthimin e ekipit në Paris. Në aeroport skuadrën kampione e prisnin vetëm 3 tifozë. Edhe ata morën disa firma nga lojtarët dhe më pas shkuan në shtëpi. Një skenë surreale, duke marrë parasysh atë që jemi mësuar të shohim kur një ekip fiton kampionatin.
💢 Un retour en catimini… Après son onzième titre historique, le PSG a été accueilli à l'aéroport par… seulement trois supporters. pic.twitter.com/9UpEqjseXb
— RMC Sport (@RMCsport) May 28, 2023
Është e vërtetë që marrëdhëniet mes skuadrës dhe tifozëve janë të tensionuara prej disa muajsh. Pas kontestimeve, shumë lojtarë kanë thyer raportet me tifozerinë, i pari Messi që do të largohet në qershor. Tashmë mbetet të pritet ndeshja e fundit në Parc des Princes, ku do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe xhiroja në fushë e lojtarëve. Frika e shoqërisë kryeqytetase është se do të ketë protesta edhe në atë rast feste.