• |
ide | kryesore

Haradinaj shfaqet si Zelensky: Mocion mosbesimi për qeverinë Kurti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Haradinaj



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi se inicimin e një mocioni mosbesimi për qeverinë “Kurti”. Sipas tij, rrëzimi i kryeministrit Kurti nga pushteti është zgjidhja e situatës së krijuar në veri të vendit. Kreu i AAK-së e bëri njoftimin pas një mbledhjeje të kryesisë së partisë kur doli para mediave me një bluzë të ngjashme me atë të presidentit ukrainas Volodimir Zelernsky me simbolet e NATO-s.

“Mocioni i mosbesimit bazohet në dy zhvillimet më të fundit. I pari është rrezikimi i sovranitetit dhe i sigurisë në veri, dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe BE-në deri edhe tek sanksionet nga SHBA-të ndaj Kosovës. Do të fillojmë konsultimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi dhe besojmë që mocioni është zgjidhja në këtë situatë të krijuar”, tha ai.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se për mocionin e mosbesimit kanë nisur konsultimet me partitë.

“Kemi filluar komunikimin e ndërsjellë me kryetarët e partive në nivel të grupeve, parlamentare besoj që në të ardhmen do t’i japim edhe rezultatet e këtij komunikimi…Besoj që nuk është çështje më pozitë, opozitë është çështje me ruajtur Kosovën, me ruajtur aleancën me aleatin tonë të sigurisë me garantin tonë që është Amerika. çdo herë që u rreziku policia jonë në veri ishin amerikanët, ushtarët, KFOR amerikan që u vu në mbrojtje të policisë sonë. Unë besoj që do të përkrahet mocioni nga të gjitha, nga një shumicë e nevojshme po”, theksoi Haradinaj.

Duke folur për deklaratat e Kurtit për sekretarin amerikan, Antony Blinken, Haradinaj ka thënë se Kurti vazhdoi me planin e tij për konflikt që është në interes të Putinit.

“Kryeministri Kurti, në vend që të bashkëpunojë me SHBA-të me planin e tyre për integrim të veriut ka vazhduar me një plan të vetin për të nxitur për të krijuar një palë për konflikt e që është interes i Rusisë dhe Putinit, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën, por ka vazhduar të nxisë një konflikt në veri që është interes i Putinit. Puna e gjatë shumë e vështirë e Kosovës që ushtria jonë me qenë në rresht me ushtritë e NATO, Amerikës e suksese i arritur që do të ishte baza për partneritet për paqe dhe NATO është rrezikuar dje nga vendimi për largimin e ushtrisë së Kosovës nga ushtrimi mbrojtës 2023.

Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurti, që në emër të Kosovës dhe popullit të Kosovës me iu drejtua përmes mediave sekretarit Blinken me fjalinë që iu ka drejtua. Atë fjalor e ka përdorur në raste të caktuara Zaharova që është zëdhënësja e ministres ruse, Kurti ka shkuar në ekstrem të një komunikimi fyes për aleatin tonë dhe garantin tonë kryesor të sigurisë pa të cilin edhe sot gjendja e sigurisë në veri do të ishte edhe më e keqe”, – tha ai.

Prej disa ditësh në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill. Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it. Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar të tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.



14 Comments

    1. Cfare thote ky analfabeti; “qeveria rrezikon sovranitetin” sepse kerkon qe te cliroj institucionet vendore, nga TERRORISTET serb, te Beogradit sepse.kerkon qe te vendosi rendin kushtetues ne kete territor, te Rep. KOSOVES, te okupuar nga TERRORISTET serb, te Beogradit?! O hajvan, po derrat e Serbise te shtin neper varre 4 vellezer e dhjetra te aferm, si guxon qe te dalesh kunder gjakut te tyre, KAQ!

  1. Haradinaj ka ndërruar disa herë qëndrimin ndaj Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, ndonëse nuk merr vota si parti për të dalë në krye.

    Me gjithe respektin per patriotizmin e familjes Haradinaj, ajo çka mbetet e përhershme dhe shënjon figurën e tij është dashuria për uniformat ushtarake, sepse si politikan nuk ndihet mire…

  2. Haradinaj ka te drejte. Kurti eshte kalama i perkedhelur qe nuk ka vend ne politiken pragmatike qe duhet te beje Kosova

    1. Cila eshte politika pragmatike? Perulje ndaj cdo kerkese dhe kapricoje de Vuvicit?

      Kurtoi flet per bashkepunim ndersa autokrati serb, vetem ben deklarata revanshiste.

      Po kjo eshte gjeopolitika, nul thone kot me mire mut se i vogel…

  3. HAJREDIN PASHA i Kosoves, por i nxitur nga Beogradi, e jo Turqia. Ky nji urim per ti thene, te rrofte lufta qe paske bere. Si shqiptar jo kosovar po vepro me sakrificat tuaja .krahasuar me lopen qe pasi mbush koven me qumesht, e derdh me shkelm. EdheHajredini i kosoves ashtu po ia shperble kosoves.Mbaxe ka borxhe politike nga burgu Hages.

  4. Po mire mo rambo ( po e shkruaj me germe te vogel,jo gabimisht cfare do besh nese do rrezohet Kurti e ti behesh Km? A do ti firmosesh tere kartat qe te vene perpara? Pse nuk u terhoqe nga taxat 100% me Serbine kur USA dhe Europa te thoshin beje?Apo je bere pishman pse nuk i a dhe veriun edhe ti si “ gjarpri “ president (Thaci) qe thonte se Serbet do ti jepnin Kosoves Presheven,Bujanovcin e Medvegjen pa kerkuar asgje? Ne te gjithe kohrat qe nga kanuni i Leke Dukagjinit edhe hasmerite ndaleshin kur vendi rezikohej nga pushtuesit,kurse juve per nje karrige beheni te gjithe Esat Toptane.TURP!

  5. Do te doja te kishim nje Albin Kurti ne tirane.Albin Kurti eshte jo vetem nje patriot i madh,por dhe nje politikan i klasit ,qe vetem ne kohen e rilindsave ka njohur kombi shqipiare.Pash nje interviste te gazetarit Franko Negra me zotin Elvis Hoxha.O mahnita nga intelekti i tij filozofik,politik kulturor ,patriotik dhe atdhedashes i madh i zotit Elvis Naci.Shqiptaret kane personalitete brilante ,qe duhet te drejtonin kombin shqiptare.Por na kane drejtuar politikan paatdhe,hajdut,te koruptuar dhe medioker.Kjo eshte arsyeja ,qe kombi shqiptare eshte i shtypur dhe ne varferi ekstreme.

  6. Rambua i kosoves eshte nje palle kari qe e ka rende edhe toka jo me karrigja e parlamentit. Te gjithe keta bashke perfshi edhe kte karin time qe sipas mero gelbazez ka padit babain se i qinte gruan sjane as sa kari Albinit.
    Albino jeton me era dhe kurr nuk eshte perfolir per korrupaion si keta ropshat tane qe ja u qift Allahu ropt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *