• |
ide | kryesore

E bujshme, Barcelona përjashtohet një vit nga kupat: del konkluzioni i inspektorëve të Uefa

-Instant, Sport
Barcelona



Barcelona mund të përjashtohet nga kupat evropiane sezonin e ardhshëm. Përfundimi i hetimit të UEFA-s për marrëdhëniet mes klubit dhe ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të arbitrave José María Enríquez Negreira, shpjegoi gazeta spanjolle Abc, bëri që inspektorët Mirjam Koller dhe Jean-Samuel Leuba të sugjeronin përjashtimin nga kupat për sezonin 2023/24. Vendimi përfundimtar tashmë kalon në duart e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

UEFA, BARCELONA SI JUVENTUS?

Ceferin po reflekton për të kuptuar nëse do të presë drejtësinë spanjolle, e cila ndoshta do të përjashtojë në mënyrë autonome katalanasit nga kupat, apo do të vendosë në mënyrë të pavarur e të marrë një vendim përfundimtar. Një situatë thellësisht e ndryshme nga ajo e Juventus, e cila megjithatë mund të çojë në të njëjtat përfundime: përjashtim nga kupat e Europës.

ÇËSHTJA ARBITRA-NEGREIRA

Në muajt e fundit, zyra e prokurorit të Barcelonës kishte hapur një hetim për klubin Blaugrana. Barça akuzohet se ka paguar rreth 1.4 milionë euro për José María Enríquez Negreira midis 2016 dhe 2018. Ish-arbitri, në atë kohë mbante pozicionin e zëvendëspresidentit të Komitetit teknik të arbitrave. Në vitin 2013, UEFA e përjashtoi Fenerbahcen nga Liga e Kampionëve për një rast të trukimit të ndeshjeve. Edhe pse klubi turk më vonë fitoi apelin në CAS duke luajtur në Evropë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *