• |
ide | kryesore

Mes fjalëve e prapaskenave Allegri rrezikon pankinën: takimi me Elkann vendimtar për të ardhmen

-Instant, Sport
Allegri



Allegri apo jo Allegri? Juventus po reflekton për të ardhmen, duke filluar nga pankina për sezonin e ardhshëm. Tekniku toskan, i blinduar nga një kontratë e rëndë dhe ende me dy vite vlefshmëri, përsëriti gatishmërinë e tij për të qëndruar në Torino. Madje klubi nuk e ka shprehur kurrë hapur qëllimin e tij për të ndryshuar drejtim teknik. Megjithatë, palët do të ulen në një tryezë dhe të kuptojnë nëse strategjia e Zonjës për të ardhmen përputhet me ambiciet e Max Allegri. Sepse Juventus, pas tërmetit për fitimet kapitale dhe manovrën e pagave, synon të rifillojë me kosto më të ulëta. Që do të thotë shkurtime të rënda pagash (edhe ajo e trajnerit nuk përjashtohet) dhe një skuadër me shumë më tepër lojtarë të rinj dhe me ndonjë kampion më pak.

Francesco Calvo, drejtuesi bardhezi, ka konfirmuar gjithmonë besimin e klubit te Allegri, por diçka po lëviz nga poshtë. Sepse pakënaqësi rreth figurës së tij ka, edhe pse klubi shpreson që të jetë trajneri ai që duhet të bëjë një hap prapa. Për këtë arsye pritet një takim ballë për ballë e teknikut Allegri me drejtuesit dhe në veçanti me John Elkann. Vetëm më vonë Juventus do të shqyrtojë mundësinë për t’ia besuar pankinën një trajneri të ri.

Javët e fundit është përmendur më shumë se një emër, por pa hyrë në detaje. Në Francë, megjithatë, po monitorohet situata në lidhje me Igor Tudor. Ish-mbrojtësi kroat, i cili ka luajtur edhe për Juventus si lojtar dhe si anëtar i stafit të Pirlos, ka vendosur të largohet nga Marseja pas një sezoni të mbyllur në rënie. Përmes menaxherit të tij, ai ka patur tashmë një kontakt fillestar me drejtuesit bardhezinj për të verifikuar çdo disponueshmëri. Alternativë është Vincenzo Italiano dhe Thiago Motta, që mbeten në lojë.

E gjithë kjo pavarësisht ardhjes apo jo të Cristiano Giuntoli si drejtor i ri sportiv. Ai nuk do të pritet pafundësisht dhe Juventus nuk ka ndërmend t’i paguajë “kompensim” Napolit, edhe pse mbetet në krye të listës së të preferuarve për rolin që dikur i takonte Federico Cherubini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *