• |
ide | kryesore

Video/ “Je një fatkeqësi e q*rë”: del video e përplasjes me arbitrin Taylor, Mourinho tani rrezikon shumë

-Instant, Sport, Video
mourinho



Zhgënjim, në shtëpinë e Romës, pas humbjes me penallti ndaj Seviljes në finalen e Europa League. Një ndeshje, ajo e Puskas Arena në Budapest, ku të besuarit e Jose Mourinho luftuan fort dhe më pas kapitulluan vetëm nga 11 metra. Një ndeshje e kondicionuar nga një arbitrim që nuk i ka pëlqyer fare verdhekuqve, mbi të gjithë trajnerit portugez, që rrezikon tani një dënim nga UEFA për reagimin ndaj arbitrit pas ndeshjes.

Në parkingun e Puskas Arena, Mourinho u vërsul kundër drejtuesit të ndeshjes, anglezit Anthony Taylor. Special One kishte patur rezerva ndaj tij me protesta të forta në fushë, në fund të llotarisë së penalltive. E të dy u ndodhën përballë në parkingun e Puskas Arena: “Ti je një fatkeqësi e q*irë. Edhe Rosetti ishte në gjendje të thoshte se nuk ishte penallti (duke iu referuar penalltisë së dhënë fillimisht për Sevilla dhe më pas të anuluar, red), ti nuk ishe i aftë”.

Pas ofendimeve drejtuar arbitrit Taylor, trajneri i Romës nuk i kurseu as asistentët e kryesorit të ndeshjes: “Urime edhe ju të VAR-it”, thumboi me hidhërim ironik Mourinho. Një reagim, ai i portugezit, që ndoshta mund t’i kushtojë shtrenjtë. Në ditët në vijim UEFA do të marrë raportin nga arbitri anglez, pas së cilës do të vendosë nëse dhe si do të ndëshkohet sjellja e trajnerit verdhekuq. Mourinho, përveç një gjobe të mundshme, rrezikon edhe skualifikimin.

@cbssportsgolazo José Mourinho waited for head referee Anthony Taylor after the game and gave him his 2 cents on the way he reffed the Europa League final. 😮 (Via @Corriere dello Sport) #mourinho #josemourinho #europaleague #uel ♬ original sound – CBS Sports Golazo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *