• |
ide | kryesore

Aksidenti në Rrëshen/ Shtatë persona të plagosur, 3 prej tyre drejt Traumës

Lajme, Të fundit
aksident



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, në zonën e Rrëshenit. Dy automjete njëri tip ‘Audi’ dhe një tjetër tip ‘BMW’ janë përplasur.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona mes tyre 3 vajza të mitura. Dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar në automjetet e aksidentuara, teksa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë. Katër prej të plagosurve ndodhen në spitalin rajonal të Rrëshenit. 3 të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *