• |
ide | kryesore

Këmbë, kokë e zemër për të mundur City, Inzaghi: “Ata favoritë, por do luajmë në mënyrën më të mirë”

-Instant, Sport
Inzaghi



Simone Inzaghi është i motivuar, por në konferencën për shtyp i ka shmangur proklamacionet. Një ditë para ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tij si trajner, trajneri piacentin ka dërguar mesazhe të sakta. “Ndjesitë para një ndeshjeje si kjo janë të mrekullueshme. Donim shumë ta luanim këtë finale. Po shijojmë momentin, por nuk duam të ndalemi. Objektivi është të luajmë finalen në mënyrën më të mirë të mundshme. Nesër do të jetë ndeshja e 57 për ne dhe 56 të parat na kanë lejuar të shkojmë në të nesërmen. Kemi kaluar përmes momenteve të vështira, humbjeve të merituara dhe të pamerituara, dëmtimeve…”.

“Djemtë janë sforcuar, i kemi dëgjuar pak kritikat dhe kemi bërë një përpjekje të çmendur për të mbërritur këtu në Stamboll. Në periudhën e fundit mendova pak për finalen. Kishim zonën Champions për të arritur e Kupën e Italisë për të fituar. Nuk jemi të relaksuar dhe e dimë se duhet të luftojmë centimetër pas centimetri kundër një ekipi shumë të fortë. A është Interi i nënvlerësuar? Unë nuk mendoj kështu. Ne kemi shumë respekt për Manchester City që është skuadra më e mirë në botë. Por mendoj se edhe ata kanë për ne. Në fushë ne do të jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë dhe duam të luajmë të gjitha kartat”.

KËMBË, KOKË E ZEMËR

Më pas Inzaghi tregoi recetën e tij: “Kemi bërë një udhëtim të mrekullueshëm dhe arritëm me meritë finalen. Tani do ta luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë se do të sfidojmë më të mirët në botë, por do ta bëjmë. Jemi krenarë që jemi këtu dhe duhet të luajmë një lojë me përqendrim absolut. Të shmangim gabimet dhe të japim gjithçka. Mesfusha do të jetë shumë e rëndësishme, por nesër këmbët, koka dhe zemra do të jenë më të rëndësishmet. Këmbët do të jenë të rëndësishme për të bërë një vrap më shumë. Koka për të qëndruar gjithmonë të kthjellët në çdo moment. Ndërsa zemra në këto ndeshje të lejon të gjesh energji të panjohura”.

Lexo më tej: Guardiola thumbon Inter: “Kur të jemi 0-0 do mendojnë se po fitojnë”

HISTORIA

Sipas Simone Inzaghi, Inter është gati të shkruajë historinë: “Ne kemi një mundësi të madhe për të shkruar historinë e klubit tonë. Do të jetë shumë e vështirë, por ne do të përpiqemi ‘së bashku’, fjalë që na solli këtu. Do të bëjmë të njëjtën gjë këtu dhe së bashku duam të fitojmë. Ekipi, stafi dhe unë jemi të gjithë të qetë. Tensioni rritet sepse e dimë se çfarë përfaqëson për botën e Inter dhe tifozët tanë që nuk na kanë lënë kurrë vetëm. Atë vrapim shtesë dhe atë sakrificë ia detyrojmë tifozëve tanë dhe klubit. Jam me fat që stërvis një grup burrash të vërtetë, të cilët nuk do t’i ndërroja me askënd. Kjo skuadër më jep besim të madh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *