• |
ide | kryesore

Zbulohet partnerja e re e Bill Murray

Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar partnerja e re e Bill Murray. Sipas US Sun, këngëtarja, Kelis është në lidhje me aktorin e “Ghostbusters”, 72 vjeç.

Dyshja ndezën thashethemet për romancë pasi Murray pa këngëtaren “Bossy” të performonte në një shfaqje të fundit në festivalin Mighty Hoopla në Londrën e Jugut fundjavën e kaluar. Ai gjithashtu u pa duke e mbështetur atë në disa nga performancat e saj të tjera.

Burime të afërta me çiftin treguan se ata gjithashtu janë parë së bashku në të njëjtin hotel. “Ata janë takuar në Shtetet e Bashkuara më parë, duke i  bërë njerëzit në industri të flasin, dhe tani po takohen në Londër ndërsa të dy janë këtu. Çfarëdo që të jetë ajo që i ka bashkuar, dhe sado e pamundur të duket, ata janë të dy beqarë dhe po argëtohen pavarësisht diferencës mjaft të madhe në moshë.”

Romanca e re e supozuar e aktorit  të “Caddyshack” vjen mes akuzave serioze për sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimit. Në prill, xhirimet e filmit “Being Mortal” u pezulluan pasi Murray u akuzua se hodhi një tavëll xhami ndaj kolegut të tij Richard Dreyfuss . Ai u akuzua gjithashtu se kishte sjellje të pahijhme me disa gra gjatë xhirimeve për filmin e Aziz Ansarit.

Murray adresoi pretendimet, duke thënë se ai bëri diçka që mendonte se ishte “qesharake”.  Bëra diçka që mendoja se ishte qesharake dhe nuk u mor në këtë mënyrë,” tha aktori për CNBC në atë kohë, duke adresuar pretendimet se “sjellja e papërshtatshme” e tij e supozuar ishte ajo që bëri që prodhimi i filmit të pezullohej./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *