• |
ide | kryesore

Trajnerin e Juves nuk e duan as në Arabi, reagojnë tifozët e Al-Hilal: në Twitter ‘mbin’ #Allegriout

-Instant, Sport
Al-Hilal



Massimiliano Allegri mund të largohet nga Juventus dy vjet para skadimit të kontratës së tij për të zbarkuar në Arabinë Saudite. Por pas lajmit për takimin e planifikuar në Montekarlo mes trajnerit dhe emisarëve të klubit, ndodhi befasia. Tifozët e Al-Hilal janë revoltuar në rrjetet sociale, duke ndërkombëtarizuar në njëfarë mënyre hashtagun #Allegriout. Thirrja ishte shpesh trend mes tifozëve të Juventus gjatë vitit, por tani gjoegrafia e të pakënaqurve është zgjeruar. Në fakt, në Arabi në këto orë #جمهور_الهلال_يرفض_اليغري është bërë virale në Twitter. E përkthyer, përafërsisht do të thotë “Ne Allegrin nuk e duam”.

Një protestë e vërtetë në rrjetet sociale që shënjestron lojën e cilësuar si tepër mbrojtëse të trajnerit të Juventus. “Ky trajneri dikur tha: ‘Nëse doni argëtim, shkoni në cirk’. Një mënyrë për të luajtur qartësisht në mbrojtje, nuk i shkon për shtat Al-Hilal, as 1%”, shkroi një tifoz. Ndërsa një përdorues tjetër theksoi se: “Të flasësh për Luis Enrique dhe Lopetegui dhe të marrësh atë është si të kërkosh një sulmues dhe më pas të blesh një mbrojtës”.

Lexo më tej: Ndërhyn Ronaldo, ofertë shokuese për Max Allegri: takim në Montekarlo, Juventus në pritje

“Vetëm të mendosh për këtë është një fatkeqësi dhe një përsëritje e gabimit” vuri në dukje një tjetër tifoz. Në këtë mënyrë hashtagu i lançuar nga tifozët e Juventus është bërë ndërkombëtar. Tani edhe tifozët e Al-Hilal kërkojnë #AllegriOut, edhe para se tekniku të jetë “in”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *