• |
ide | kryesore

Flet Kurti: Kosova është aleat i SHBA dhe BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veri të vendit në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tha se Kosova është në bashkërendim me ndërkombëtarët, për të siguruar rend dhe ligj. Kurti ka deklaruar se ditët e fundit kanë qenë të qeta në veri, pasi nuk ka pasur urdhër për dhunë nga Beogradi.

“Në ditët pas të hënës së 29 majit kemi pasur ditë të qeta. Nuk mund të thuhet paqësore, por të qeta. Për këto dy javë, kishim 2 ditë e gjysmë dhunë, por ditët e tjera janë ditë të qeta. Ditë të qeta në veri janë ato ditë kur nuk ka urdhër për dhunë nga Beogradi. Nuk ka dhunë pa urdhër për dhunë. Kjo tregon raportin shkak-pasojë të gjendjes ku jemi. Më tej të gjithë ishim dëshmitar se si te trazirat në Zveçan, protestuesit ishin si milicë e paramilitarë ndërsa policët dhe ushtarët ishin qytetarë. Por, asnjë gabim nga ana e organeve të sigurisë. Milicë të dhunshëm si protestues qytetarë paqësorë si policë e si ushtarë. E paparë”, – tha Kurti para delegatëve të VV-së.

“Tani në veri të Kosovës ka shumë më tepër policë se që ka pasur përpara. Jo vetëm kaq. Zgjedhjet u mbajtën, sepse ata që i braktisën institucionet i bojkotuan zgjedhjet, dhe madje i kërcënuan ata që donin të merrnin pjesë në to. Askujt nga ne nuk ia mori mendja që Lulzim Hetemi do të bëhet kryetar i Leposaviqit. Mund të kemi menduar për të tjerët por jo për Lulzim Hetemin. Vetëm me datën 21 prill u bë e qartë se atje nuk do ta kemi fituesin e sigurt Jabllanoviqin. Vetëm dy ditë përpara, ai u largua nga zgjedhjet dhe iu bashkua Vuçiqit e Listës Serbe”, – tha Kurti.

Kurti tregoi se ka pasur një bisedë në telefon me Hetemin dhe tregoi duke qeshur për çka ishte i shqetësuar.

“Unë e thirra në telefon e bisedova me kryetarin Lulzim Hetemi dhe ndodhi diçka interesante, se për të thënë të drejtën kur e thirra kisha një shqetësim mos u mërzit në zyrë se u bënë shumë ditë. Por unë teksa isha i brengosur mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë. Kështu që unë isha i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar mos po lëshoj pe unë. Biseda në vazhdim ishte përveç se e përzemërt e këndshme”, – tha kryeministri.

Kurti foli edhe për Policinë e Kosovës, duke thënë se ata nuk e kanë bërë asnjë gabim gjatë situatës së krijuar në veri të vendit. Kryeministri nuk përmendi sanksionet apo raportet me ndërkombëtarët, por deklaroi që Kosova qëndron në partneritet me SHBA dhe BE.

“Kosova i qëndron pas SHBA-së dhe BE-së, politikës anti-Putin vlerave demokratike për të ardhme pa luftë. Qeveria jonë është aleat i pakompromis edhe i Amerikës edhe i BE-së. Rruga përpara për deeskalim dhe normalizim nënkupton ndalimin e menjëhershëm të dhunës nga bandat kriminale ndaj Policisë, ushtarëve të NATO-s e gazetarëve. Në përputhje me largimin e këtyre bandave dhe arrestimin e tyre, prania e Policisë së Kosovës do të mund të zvogëlohej. Dialogu për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të 18 marsit në Ohër, duhet të intensifikohet”, – tha Kurti. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Keshtu te duam Albin, Keshtu te mbeshtesim edhe me shume, Keshtu te votojme edhe me shume se 65% e popullit. Ta mbrosh edhe interesin e Kosoves, edhe te mbajme aleancat gjalle(pa kurbanizu interesat tona). Mos ti japim shkak dashakeqesve, antishqiptareve, partive tradhetare te Kosoves, “analisteve” te paguar nga serbet ne Kosove e Shqiperi (dhe jo vetem),te paraqesin VV si parti antimaerikane,se po u perceptua nga populli qe VV eshte antiamerikane (qe per fat te keq nuk e kemi gjithe popullin te shkolluar dhe normal qe mund te manipulohen),atehere ne zgjedhje VV nuk merr as 30-40%.Nqs shmangim gabimet,qe disa anetare te thjeshte (ose qe ndoshta as sjan anetare te VV por hiqen te tille per ti prish pune) me arrogance sulmojne miqte me te mire qe kemi(individ si VIola apo shtete si SHBA,GJermania) ,atehere ne zgjedhjet e tjera qenka shkruajtur qe PDK dhe LDk rrezikojne te kalojne pragun elektoral, kurse AAK shkrihet si parti. dhe VV padyshim merr 65-70% te votave. Kanceri qe po duan tia instalojnen Kosoves(Zajednica me kompetenca egzekutive), instalohet vetem nqs i leme partite tradhtare te vijne ne pushtet, e per te mos i lene,s’duhet te bejme gabime te panevojshme, vetem keshtu mbrohemi nga Zajednica.Pra me miq, duke leshu pak pe ne gjera me pak te rendesishme,(por kurrsesi per anje cmim per Zajednicen),dhe duke fuqizu ushtrine e policine.

    1. Ni koment shum I mire dhe I logjikshem,krejt qka ke shkruj me lart njejt une mendoj,te pergezoj Arber Kosova!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *