• |
ide | kryesore

FOTO/ Del shkaku i zjarrit që shkrumboi lokalin e Noizy

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në orët e para të mëngjesit të sotëm lokali “ZINS” i babai të këngëtarit të njohur, Rigels Rajku i njohur me emrin e artit, Noizy në zonën e Currilave në Durrës, u përshi nga flakët. Sipas policisë nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Bashkim Rajku. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit” – thuhej në njoftimin e policisë.

Ndërsa në faqen zyrtare të Instagram-it të këtij lokali, thuhet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike dhe se për shkak të kësaj ngjarjeje ai do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Njoftim! Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një shkëndijë eklektike ZINS do të jetë përkohësisht i mbyllur deri në një njoftim të dytë”, – thuhet në njoftim.

Pak kohë më parë Noizy u përfshi në një konflikt të hapur me një tjetër reper të njohur me nofkën Cllevio Serbiano. ky i fundit u shoqërua në policia pas denoncimit të Noizy për përndjekje dhe kërcënime. /LAPSI.al

foto galeri



3 Comments

  1. Tritoli ne dyqan, zjarrvenie ne lokal..pak si shume shkaqe te rastesishme!
    Mos po i vjen si hakmarrje per rrahjen qe beri ne Zvicer, ose dalja hapur me PS! Si kengetar, si biznesmen te gjithe duhet ti rrime larg politikes qe ka varrosur miliardera ne bote!

  2. E po sigurisht që i hap tej mase sepse hiqej si demokrat dhe kishte mjaft fansa nga ata.Dikush që mund të ketë pasë dhe ndonjë problem tjetër veproi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *