• |
ide | kryesore

Lubonja: Basha kërkon kryesinë e PD-së, plan i hartuar me Alibeajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në Shqipëri, teksa u ndal te zhvillimet në Partinë Demokratike.

I ftuar në News24, Lubonja deklaroi se sa i përket ndarjes tjetër të krijuar në PD-në e vulës, krahu i Lulzim Bashës është në mazhorancë, ndërsa kanë po ashtu mbështetjen e kryeministrit sipas tij.

Ai u shpreh se Basha ka ambicien për të rimarrë kryesinë e Partisë Demokratike dhe se po ai është shkaktari i kësaj situate që ka krijuar sërish ndarje mes demokratëve.

Lubonja shtoi se ky ka qenë një plan i hartuar në bashkëpunim me Alibeajn shumë kohë më parë, ndërsa tha se Gazment Bardhi nuk ka qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Ai e cilësoi PD-në e vulës në opozitë si një “kafshë të zbutur” nga qeveria dhe Edi Rama, e cila tanimë nuk mund të garojë kundër mazhorancës në zgjedhje.

“Në dhjetor 2021 ka pasur siç e dimë 2 mbledhje të këshillit kombëtar të PD-së. Ka qenë gjithmonë problemi se nuk u ballafaquan me shumicën për të ndarë kush është shumica. Një pjesë e tyre nuk kanë qenë me këtë linjë që ndoqën këta dhe u bënë dy pjesët e famshme.

U duk qartazi që shumica ishte ajo e Rithemelimit, të cilës ky grup i ka ikur. Ky është mëkati origjinal. Mëkat ishte dhe përjashtimi i Berishës nga Basha pa zhvilluar një mbledhje. Kur merren ende të tilla vendime, krahu i Bashës kërkon të vendosë kështu. Ky krah ka edhe mbështetjen e kryeministrit. Bardhi është në minorancë.

Gjëja e parë që të shkon në mendje është se ka një ambicie se kush do e marrë Kryesinë e PD-së, Basha apo dikush tjetër. Basha është shkaktari i kësaj situate dhe është një plan i hartuar më herët në bashkëpunim me Alibeajn në terma afatgjatë. Kam pasur përshtypjen se edhe Bardhi ishte pjesë e këtij plani, por tani më del se jo. Ka qenë dhe një histori e pakëndshme mes tyre, lidhur me dërgimin e një kandidati në Vaun e Dejës, kur ishte vendosur për mos dërgimin e tij. Kjo u mbajt sekret brenda partisë. Ky grup është i pabesueshëm.

Kjo palë si opozitë është vendosur në shërbim nga Edi Rama, është zbutur dhe nuk mund të garojë. I ka futur Rama për të ngrënë minjtë e shtëpisë. Kjo i jep padiskutim mandatin e radhës Ramës.

Në Fier nënkryetari i Këshillit Bashkiak i përket partisë Alibeaj Basha dhe jo asaj të Berishës dhe Metës. Kjo tregon se këta do kenë një dorë nga qeveria. Ashtu si Rama do të kontrollojë çdo pushtet, ashtu do edhe opozitën. Zgjidhja do ishte një Kuvend i madh, por jo vetëm me zgjedhje sepse do fitonte Berisha prapë, por me një marrëveshje ku mund të mbeten me fraksionet e tyre, por duke dalë dikush që mund ta zgjedhin. Me sa shoh asnjë palë nuk do që të bëjë diçka të tillë”, u shpreh ai.



4 Comments

  1. Ua ua ua… prodhoi gjithe kete intelektual ky komb… ja per kete dite…

    Qe te na thoshte keto Nardndoklliqe!

  2. Thote Lubonja: zgjidhja do te ishte nje Kuvend i madh, por jo vetem me zgjedhje se do te fitonte Berisha prape, por me marreveshje…! E citova Lubonjen, sepse situata ku makinacionet e Rames&co e kane katandisur Partine Demkoratike, ka krijuar nje situate paradoksale, absurde, surreale. Kjo duket nga kontrasti i forte i qendrimit te Berishes ndaj ketij te Lubonjes. Gjithcka eshte kthyer permbys. Berisha eshte ai qe i permbahet parimit, ndersa Lubonja e shkel ate per hir te nje pragmatizmi gjithsesi te pasigurt. Berisha thote qe gjithcka duhet te kete ne themel voten, Lubonja thote qe duhet ta shkelim kete parim universal per hir te nje zgjidhjeje pragmatike te ceshtjes opozitare. Duhej te ishte komplet e kunderta; e kunderta absolute madje, sepse politikani, ne kete rast Berisha, me perkufizim eshte edhe pragmatist, kurse intelektuali, Lubonja, po me perkufizim e ka te jete parimor! Berisha fiton! Po, fiton, dhe kjo nuk eshte nje gjeme edhe po ta duam ta kapim ne kuptimin qe e thote Lubonja ( qe padyshim eshte dashamires ndaj opozitarizmit); fiton, jo duke qene ne pushtet, jo duke qene Kryeminister apo President apo cfaredo tjeter posti i larte shteteror, jo duke qene autoritar apo autokrat a ca me keq akoma diktator – Berisha fiton si nje deputet i thjeshte, pa asnjelloj pushteti, madje edhe shume i cenuar per shkak te nongrates. Pikerisht, pse fiton duke qene ne nje situate te tille, nuk eshte as e mencur as e urte as e ndershme t’i kerkosh atij te mos kandidoje. Nuk eshte e ndershme, sepse ka te beje me dinjitetin ne fund te fundit; nuk eshte e mencur, se ka te beje me ndjeshmerine e shumices derrmuese te demokrateve; nuk eshte e urte, se ka te beje me moralin politik, qe eshte edhe zgjidhja afatgjate dhe me e sigurte se cdo zgjidhje tjeter pragmatike.
    Megjithate, do te isha dakord nese Berisha do te ishte ne pushtet, si dikur, dhe te donte te garonte per kryetar te PD-se. Por jo ne keto rrethana, kur ata qe e votojne e votojne pa synuar ndonje interes. Ata qe sot votojne Berishen e bejne pra pa as me te voglin interes (interes gjithmone ne kuptimin negativ te fjales). Nuk ka vote me te bardhe sesa kjo.
    Lubonja si ai intelektuali qe une mendoj qe eshte, nuk do te duhej ta kishte bere kete gabim.

  3. Tashmë është e qartë që këtu kemi të bëjmë me një platformë të mirëfilltë e ngritur nga Amerika majtiste, Rama e Basha që të mos egzistojë PD luftarake dhe e idealeve pra një PD opozitare e vërtetë dhe më keq akoma të egzitojë PD e vulës. Ata do vazhdojnë misionin e tyre deri në shkatërrimin e saj.

  4. Lubonja se ka idene se presioni i militanteve te PD ati berish eshte aq i madh sa askush nuk do guxoj ti dale kunder. Ata duan te vazhdoje kursi atiberishizem kush mendon se mund ti mashtrojne eshte idjot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *