• |
ide | kryesore

Lubonja: Berlusconi përfaqësonte vlerat anti-demokratike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me figurën e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, i cili u nda nga jeta këtë të hënë. I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Lubonja tha se Berlusconi ishte pjesë e një sistemi ku u shfaq hapur ajo pjesë e shoqërisë italiane dhe perëndimore ku një pakicë kontrollon financat, mediat dhe pushtetin.

“Kemi të bëjmë me një sistem ku ai shfaqi hapur atë që është pjesë e botës edhe perëndimore, ku një pakicë kontrollon financat, mediat dhe pushtetin politik. Berlusconi fliste aq shumë për liberalizmin, por ajo që përfaqësonte ishte kundër demokracisë. Gjithë problemi është trashëgimia që lë” – tha Lubonja.

Sipas tij, Berlusconi edhe pse fliste për liberalizmin përfaqësonte vlerat që ishin kundër demokracisë. Sa u përket një pikëpamjeje pozitive, Lubonja tha se në politikën e jashtme ka qenë ekuilibrisht dhe evropianist.

“Ka mbajtur disa pozicione që për mua dhe tani e pashë me simpati për qëndrimin për luftën në Ukrainë. Ka qenë më i moderuar. Ka pasur një lloj… disa thonë bujari me njerëzit”, – tha Lubonja. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Per shokun lubonja eshte normale, sepse ai ka dashur gjithmone vetem diktaturen e prolletariatit. Dhe mos te me dale ndonje e te thote qe lubonja eshte i djathte sepse me komitet e shpetimit ne 1997 ishte ky, ceka, imami etj komuniste te “djathte” qe hanin darka e benin dekllarata.

  2. O shoku Lubonja o kar blloku, Berloskonin mbetet i madh per italianet dhe europianet, kurse ti je nje hic ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *