• |
ide | kryesore

BIRN: Ish-zëdhënësi i PS zgjidhet drejtor i RTSH-së në shkelje të hapur të ligjit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Alfred Peza



Nga Blerina Gjoka

Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH, zgjodhi të martën Alfred Pezën si drejtorin e ri të Përgjithshëm, një ish-deputet dhe ish-zëdhënës politik i Partisë Socialiste.

Edhe pse votimi ishte i fshehtë, Peza u zgjodh me votat unanime të nëntë anëtarëve të pranishëm në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku u votua mes katër kandidaturave për këtë post drejtues. Kandidatët e tjerë në garë ishin Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti.

Ligji për Median Audiovizive i pengon funksionarët politikë që të kandidojnë për kreun e televizionit publik, duke mos lejuar kandidimin e atyre që kanë qenë deputetë apo kandidatë për deputetë në dy legjislaturat e fundit, anëtarë partish apo organizatash politike, apo të zgjedhur në pushtetin vendor.

Këshilli Drejtues pretendon se Peza i plotësonte këto kritere, ndonëse më parë ai është angazhuar si deputet dhe më pas si sekretar i Marrëdhënieve me Mediat dhe Shoqërinë Civile deri në shtator 2021.

‘Nuk ka qenë deputet në dy legjislaturat e fundit,’ tha Leka Bungo, kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. I pyetur nga BIRN për angazhimin e Pezës në PS, Bungo tha: ‘ka sjellë dokument që vërteton se nuk është anëtar i PS-së’.

Peza e nisi karrierën si gazetar dhe drejtues mediash në fillim të viteve ’90, për t’u angazhuar politikisht në vitin 2013 me Partinë Socialiste, kur u zgjodh deputet i saj në zonën e Peqinit.

Gjatë legjislaturës 2013-2017 ai mbajti poste politike në parti si zëdhënës dhe më pas sekretar dixhital i votuar nga Asambleja e partisë. Në vitin 2017, Peza nuk u rikandidua në listën e PS-së, por vazhdoi të ushtronte poste politike.

Gara për drejtorin e ri u hap në fund të majit, pas dorëheqjes së drejtorit të mëparshëm, Enkelejd Joti./Reporter.al



8 Comments

  1. Eshte absurde te kerkosh zbatueshmeri ligjore ne nje vend ku ligjin e bejne injorantet , hajdutet dhe kriminelet .
    Ne vend qe te shkonte ne SPAK e te jepte llogari per 1 milon euro te vjedhura , z.Peza promovohet .

    1. E pun e madhe sikur TVSH paguhet me taksat tona. Aman si beni..Te paktën aty nuk behen tendera, nuk vidhet por punojnë vetem profesioniste te lire, te dhier dhe, patronazhist. Haaaa uu haruat edhe videon porno me gazetaren. Yyyy vend i demokradhier

  2. Po ky sikur pati ca probleme me pasurine ca vite me pare qe i a zbuloi ish gruaja apo kjo eshte nje nga kriteret qe duhet te kene kandidatet per pozicione drejtuese ?

  3. U shkel ligji ? O ha ha ha ha ha haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Si tha Birn, u shkel ligji ? O ha ha ha ha ha ha ah ha ha haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Cilin ligj more aman se vdiqa se qeshuri O ha ha ha ha ha ha haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Po cilin ligj nuk e shkelen keta more ? O ha ha ha ha ha ha haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  4. Këta kanë shkelë ligje më të rëndësishme e jo një emërim për drejtor të TVSH.S’njohin asnjë ligj e rregull sepse s’ka gjykata t’i kundërvihet sepse dhe vetë këto nuk zbatojnë ligjishmërinë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *