• |
ide | kryesore

Sulme të tjera ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekipi i televizionit lokal në Kosovë, ATV, është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Sipas AGK-së, disa persona të maskuar nga sulmuar me gurë veturën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të ATV-së, “e që si pasojë lëndime të lehta trupore kanë marrë gazetari Fatlum Jashari dhe kameramani Blend Thaçi, si dhe u janë thyer xhamat veturës”.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e medieve që po raportojnë nga veriu i vendit, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare atje të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Dy javët e fundit raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar sërish pasi në katër komunat veriore janë duke u zhvilluar protesta nga grupe të serbëve lokalë të cilët po kundërshtojnë futjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Tensionet kulumuan më 29 maj, kur në Zveçan grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *