• |
ide | kryesore

Tre orë takim në seli mes Zhang, Marotta e Inzaghi: ja çfarë u vendos për të ardhmen e Asllanit

-Instant, Sport
Zhang



Tre orë bisedë në selinë e Inter, ku u prekën tema të ndryshme, nga kampi stërvitor e deri te merkato. Ajo që u shamng ishte tema e rinovimit të teknikut. Inzaghi, Zhang dhe Marotta (me të edhe gjithë stafi i merkatos) u mblodhën rreth tavolinës për të planifikuar lëvizjet e ardhshme. Në fund, asnjë fjalë, disa buzëqeshje dhe siguria se do të mblidhen sërish pas rreth dhjetë ditësh për të vazhduar vendosjen e piketave për të ardhmen e zikaltërve. Në këtë kuptim, dy janë siguritë. Inter do të bëjë gjithçka për të qëndruar konkurrues, por merkato duhet të vetëfinancohet. E mbi të gjitha duhet të zëvendësohen lojtarët në skadencë që nuk duken të gatshëm të rinovojnë kontratat.

Ndër kërkesat e trajnerit ishte edhe ajo për të bërë gjithçka për të sjellë Sergej Milinkoviç-Savic në Milano. Zhang dhe Marotta e kanë dëgjuar trajnerin, por tema nuk është aktuale për momentin. Operacioni është shumë kompleks, konkurrenca është e madhe dhe burimet, siç u përmend, janë të pakta.

Lexo më tej: E quajnë ‘president’, Zilliacus vazhdon të japë mesazhe: do të jetë finandezi pasuesi i Zhang?

Më e lehtë për të gjetur marrëveshje në aksin Milano-Londër. Propozimi i Chelsea – Koulibaly dhe Lukaku për Onana – do të merret absolutisht në konsideratë. Edhe pse portieri kamerunas do të ketë fjalën e fundit. Ndërkohë, ish-mbrojtësi i Napolit duket i tërhequr nga ideja për t’u rikthyer në Itali. E Big Rom, siç dihet, do të bënte karta false për të qëndruar te zikalttrit, aq sa nuk do të vlerësonte as ofertat e çmendura nga Arabia.

Për mesfushën, më shumë se Milinkoviç, mund të flitet për Frattesi. Mes titullarëve të mundshëm në dalje është Brozovic. Një sakrificë e vështirë për t’u tretur, megjithëse e kompensuar taktikisht nga Calhanoglu dhe në perspektivë nga lojtari i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *