• |
ide | kryesore

Vuçiç: Nuk e kam parë draftin e Ramës, nuk më intereson

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë të pa-interesuarin për propozimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në një intervistë për mediat vendase, Vuçiç ka thënë se e respekton kryeministrin Rama, por shtoi se ai nuk është i autorizuar të hartojë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Menaxhues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta shkruajë”, – ka thënë Vuçiq për TV Happy.

Edhe pak ditë më parë Vuçiç këmbënguli se draftin për Asociacionin u takon vetëm serbëve ta bëjnë.

“Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, – tha Vuçiç.

Kryeministri Edi Rama njoftoi javën e kaluar se ka përgatitur një draft për Asociacionin e Komunave serbe në Veri të vendit, duke pretenduar se përmes këtij drafti propozon një zgjidhje për krizën në Kosovë. Drafti sipas Ramës është hartuar pa marrë dakordësinë dhe pa u konsultuar me kryeministrin Albin Kurti. Kryeministri i Shqipërisë tha se dokumenti është konfidencial dhe se me kontributin e tij është hartuar nga ekspertë të pavarur.

Ky vendim i Ramës ka shkaktuar reagime nga deputetë e figura politike në Kosovë. Vetë kryeministri Albin Kurti tha të martën se “Rama duhet t’ia dorëzojë draftin Vuçiçit për shqiptarët e Luginës së Preshevës”. Ky shkëmbim replikash bëri që të anulohet edhe mbledhja e përbashkët e qeverive që duhet të mbahej të mërkurën në Gjakovë. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Përkundër propagandës së Albin Kurtit dhe trushpëlarve, e vërteta në dritë të diellit është se në këtë konflikt, aleati më i mirë i Aleksandër Vuçiq është Albin Kurti, kurse Shqipëria është në një linjë me SHBA dhe Bashkimin Evropian, siç e ka detyrë të jetë. Shqipëria nuk e mbron dot Kosovën pa ndihmën e Perëndimit dhe akoma më keq, nuk ka pse e mbron Albin Kurtin në rrugën e marrëzisë kundër Perëndimit.

  2. Pse nuk e mbron dot shqiperia kosoven o morri i kuq?
    Se pinjollet bythqira e shiten armatimin e shqiperise per dy leke dhe asnje lek ne arke te ahtetit. Tani na caj karin me filozofi akademie alla skender gjinush moterqiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *