• |
ide | kryesore

Komandanti i KFOR takohet me Vuçiç: Të gatshëm për t’u përballë me çfarëdo skenari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Komandanti i KFOR takohet me Vuçiç: Të gatshëm për t’u përballë me çfarëdo skenari



Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia u takua sot me presidentin e Serbisë Alexandar Vuçiq në Beograd për të diskutuar situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij nga OKB-së.

“Komandanti i KFOR-it shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në komunat veriore të Kosovës pas ngjarjeve të 29 majit të kaluar, kur disa paqeruajtës të KFOR-it u plagosën gjatë sulmeve të paprovokuara të elementëve kriminalë të cilët depërtuan në protesta paqësore”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Pas takimit me presidentin, komandanti i KFOR-it u takua edhe me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë. Sipas njoftimit, ata rinovuan bashkëpunimin e tyre dhe ranë dakord se të gjitha palët duhet të de-përshkallëzojnë tensionet.

“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çdo lloj skenari dhe vazhdon të monitorojë situatën në terren”, thuhet në njoftim.

Komandanti i KFOR-it tha se mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar./Express/



1 Comment

  1. Tani që serbët arrestuan, në mënyrë të paligjshme, të turpshme dhe provokuese, policët në Kosovë, “patriotët” shqiptarë të FB që nuk pyesin për “Ameliken”, kanë rastin e artë të tregojnë trimërine e tyre.

    Shkoni djema, pushka top.
    Nëse nuk keni b.. të shkoni, atëherë i kini aq ndërgjegje dhe moral sa të mos na çani t.. me parrulla “patriotike”, ne të tjerëve kur themi kur nuk ke b…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *