• |
ide | kryesore

Ramadani, replikë në distancë me teknikun e Moldavisë: “Ai ka mendimin e tij, ne tonin”

-Instant, F1, Sport, Video
ramadani



“Nuk janë ndeshje të lehta. Duhet t’i marrim me seriozitet. Duhet të hyjmë në 100% dhe të fitojmë. Moldavia ka marrë rezultate pozitive. Ne duhet ta luajmë topin sa më shpejtë që të gjejmë hapësira dhe të shënojmë”. Ylber Ramadani pas dëmtimit të Gjasulës është thirrur në cështje të marrë regjinë e mesfushës. Kundër Moldavisë mesfushori shkatërrues e ka të qartë se nuk do të jetë e thjeshtë. Për më tepër, ai duhet të ekuilibrojë mesfushën në rast të zbilancimit përpara të skuadrës. “Moldavia është ekip që luan shumë defensivë. Ne duhet të bëjmë atë që na thotë trajneri. Nse e luajmë topin sa më shpejtë mund t’i çajmë më lehtë”.

Ramadani, në konferencën për shtyp para ndeshjes, mundohet të qendrojë me këmbë në tokë. Të qenit favorit nuk e bën ndeshjen të fituar dhe mesfushori i ka objektivat të qarta: “Në futboll nuk ka favorit. Duhet të hysh në fushë dhe ta fitosh ndeshjen. Këtë ndeshje duhet të shënojmë dhe të marrim tre pikët”. Në fund edhe një shigjetim për teknikun e Moldavisë, Serghei Cleșcenco, i cili tha kuqezinjtë nuk do e kenë të lehtë dhe se ata udhëtojnë drejt Tiranës për fitore.… “Ne kemi ardhur këtu që nga dita e parë për të fituar. Ata kanë mendimin e vetë, por ne kemi tonin e duam të fitojmë”, e mbylli Ramadani.

Në katër përballjet që Shqipëria ka pasur me Moldavinë, kuqezinjtë i kanë fituar ndeshjet. Pas Moldavisë, më 20 qershor kuqezinjtë luajnë me Ishujt Faroe në transfertë.

https://www.youtube.com/watch?v=nqqmpi0Ldug



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *