• |
ide | kryesore

Rrëmbimi i policëve të Kosovës/ Berisha: Akt terrorist i Putinit të vogël!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Një “akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël” kështu e ka quajtur Sali Berisha rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga forcat anti-terror të Serbisë.  Berisha e ka dënuar aktin e rëndë menjëherë, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë akt që sipas Berishës është urdhëruar nga Vuçiç.

“Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç” shkruan Berisha.

Rrëmbimi ka ndodhur në një moment tensioni mes Serbisë dhe Kosovës, pasi një ditë më parë forcat e policisë së Kosovës arrestuan në Zveçan drejtuesin e grupimeve kriminale në veri të Serbisë. Në 29 Maj, grupe serbësh sulmuan policinë e Kosovës dhe forcat e KFOR që mbronin kryetarët e zgjedhur të 4 komunave pas zgjedhjeve që u bojkotuan nga serbët.

Lexo edhe: Albin Kurti: Policët ishin 300 metra brenda kufirit, rrëmbimi hakmarrje e Serbisë!

Tashmë kërkohet riorganizimi i një procesi tjetër zgjedhor ku serbët do të marrin pjesë, por presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se para zhvillimit të zgjedhjeve duhet të sanksionohet themelimi i asosacionit të komunave në veri. Disa orë pas rrëmbimit, komuniteti ndërkombëtar dhe as autoritetet shtetërore shqiptare nuk ka reaguar ende.



5 Comments

  1. hakmarrje hakmarrje hakmarrje meritojn te vritet cdo serb qe hyn ne territorin e kosoves nuk ka bashkjetes me kriminel thotë:

    vucic bashk me putinin do pendohen pse kan lindur territoret shqiptare jo qe skan shance ti marrin por do te kthejn territoret historike tashme lufta badhkanike ka filluar askush zdo ti shpetojn dot te marrin peng bijt tan pa te drejt do ta shihni se cdo bejn shqiptaret vucic te gjej vrim per tu futur

  2. Tani që serbët arrestuan, në mënyrë të paligjshme, të turpshme dhe provokuese, policët në Kosovë, “patriotët” shqiptarë të FB që nuk pyesin për “Ameliken”, kanë rastin e artë të tregojnë trimërine e tyre.

    Shkoni djema, pushka top.
    Nëse nuk keni b.. të shkoni, atëherë i kini aq ndërgjegje dhe moral sa të mos na çani t.. me parrulla “patriotike”, ne të tjerëve kur themi kur nuk ke b…,salih serbi dergoji trupat e shpellkareve ne ndihme te albinit,mos i mbaj neper bodrumet e shqupit per komente sovraniste me brek te grisura

    1. Do shkojme dhe do tju çajme me dysh edhe ju pasardhesit e Miladinit. Lutu te mos shkoje puna deri aty se do te fundi per ju .

  3. Tradhetare, ja ku e keni kodoshin, si gjithenje,I PA EMER, i ores2003, kopja e idiotit KM, ne mos qofte trashegimtar besnik i Dushan Mugoshes. Keta bije kurvi pa atdhe, por me parti, kane shitur nene, baba, motra, femij, per para e tradheti.Ky eshte gjerizi qe i ka mbledhur maskarenjt trashegimtar, tradhetar, keta jane bijt e kurvit qe maskarai Km, gjoja ben lufte per perendimin.Shqiptaret e kombi duhet te bashkohen jo vetem kunder VUCICIT, por dhe kunder tradhetarit te shqiptareve Esat pashe Rama per skandalet e nje pas njeshme si brenda vendit por dhe meSH,BAne, e sot iu ka cjerre maska si vella i Vucicit, e i fshehur ne mjegullen ruse. Veprimet e komedia politike e ketij politikani idiot ketu te cojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *