• |
ide | kryesore

Të shtëna në një shkollë fillore në Bosnjë-Hercegovinë, arrestohet autori

Lajme, Planet



Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën fillore në Llukavac në Bosnjë-Hercegovinë. Si pasojë dyshohet se është plagosur një punonjës në këtë institucion.

Ndërkaq kryetari i komunës së Lukavacit, Edin Deliç përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se nga të shtënat nuk ka fëmijë të lënduar.

“Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, prandaj kërkoj nga prindërit që mos të krijojnë panik. Autori është fëmijë i mitur dhe është arrestuar menjëherë. Një ditë e vështirë”, ka thënë Deliq në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *