• |
ide | kryesore

Asgjësohen 800 rrënjë κanabis në Vaun e Dejës, arrestohet autori 30-vjeçar

Arkiva
Asgjësohen 800 rrënjë κanabis në Vaun e Dejës, arrestohet autori



Një tjetër operacion antikanabis është zhvilluar në Vaun e dejës, ku janë asgjësuar 810 bimë narkotike. Mësohet se autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohet si autor i kultivimit të tyre. Në pranga ka përfunduar i riu Elhad Zyberi.

Njoftimi:

“Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Forte”. Asgjësohen në total 810 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Bushat.

Kapet në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Gjatë kontrolleve antikanabis, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Forte”, si rezultat i të cilit, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, janë gjetur dhe asgjësuar 810 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjatë operacionit, është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *