• |
ide | kryesore

Anullimi i zgjedhjeve/ Si e caktuan të burgosurit kryebashkiakun e Rrogozhinës

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rrogozhine burgu



Kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës nuk do ta vendosin votat e të dënuarve të burgut të qytetit, siç ndodhi në 14 Maj. Kolegji Zgjedhor i shpalli të pavlefshme zgjedhjet për këtë qytet, duke përmbysur procesin që kishte marrë bekimin e KQZ dhe të Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve. Por çfarë ndodhi me procesin e zgjedhjeve në Rrogozhinë?

Edison Memolla i PS u shpall fitues me 21 vota para, ndërsa Shkëlqim Hoxha i BF doli humbës megjithëse kishte qenë para në rezultat. Gjatë numërimit të votave të dy kandidatët kishin qenë kokë më kokë. Deri në kutinë e fundit, që ishte ajo e burgut, Shkëlqim Hoxha i Bashkë Fitojmë ishte 57 vota para.

Ashtu siç ndodh rëndom, opozitarët e Rrogozhinës u entuziasmuan pasi ishin shumë pranë fitores. Pikërisht në fund, socialistët nxorrën asin nën mëngë, votat e të burgosurve.

Çuditërisht, kutia e burgut ishte lënë e fundit për t’u numëruar me një vendim të KZAZ-së, megjithëse radha ishte ndryshe. Shkelqim Hoxha e pa fitoren t’i ikte para syve, kur nga 57 vota para, doli 20 vota pas Edison Memollës të Partisë Socialiste.

Se përse të dënuarit kishin këtë preferencë masive për Partinë Socialiste nuk u mor vesh. Disa javë më pas, Berisha tha se kishte ndërhyrë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, por pa paraqitur prova.

“Qendra e votimit nuk është ngritur mbi bazën e vendimeve ligjore, por është ngritur vetëm nga drejtori i burgut që e kishte dhëndër këtë kandidatin socialist, me Ulsi Manjën që është dhe krimineli elektoral në krye të drejtësisë shqiptare” u shpreh Berisha.

Gjithsesi kur ankimuan procesin në Kolegjin e Ankimimi dhe Sanksioneve, juristët e “Bashkë fitojmë” publikuan një letër të drejtorit të burgut që kërkonte informacion, nëse duhej të votonin apo jo të burgosurit në 14 Maj. Ata thanë se drejtori e kishte organizuar vetë procesin, megjithëse kishte pikëpyetje nëse të burgosurit duhej të votonin apo jo për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës.

Një tjetër detaj që u zbulua në seancën e ankimimit ishte se babai i kandidatit Edison Memolla ishte punonjës i burgut, që shpalli fitues të birin.

Problemi qe se të burgosurit ishin të regjistruar me vendbanime në qytete të ndryshme. Vetëm 2 prej tyre ishin të banorë të Rrogozhinës.

Socialistët pretenduan se të burgosurit kishin votuar edhe në zgjedhjet e kaluara apo edhe në burgje të tjera, prandaj vota e tyre ishte e vlefshme, si një garanci e Kushtetutës. “Të burgosurit nuk janë skllevër, nuk u privohet liria e votës” e mbrojti votën e tyre Eridian Salianji i PS-së.

Votat e Rrogozhinës u rinumëruan dhe Edison Memolla i PS doli 21 vota më shumë se Shkëlqim Hoxha i “BF”-së.

Diferenca mes tyre, më e vogël se votat e burgut dëshmoi se kryetari i bashkisë ishte vendosur pikërisht me votat e të dënuarve. Në këtë situatë, Kolegji Zgjedhor e ka quajtur të pavlefshëm procesin dhe vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve./Lapsi.al



12 Comments

  1. “Jam kosovar…”/ Dokumenti amerikan i vitit 1995: Berisha kërkonte për Kosovën autonomi nën Serbinë, Meksi pavarësi!Ky eshte salih karaxhic berisha patrioti prej letre qe sot e quan veten Koqevar,cecene e shpellkare ky domument tregon se cfare ka qene ne gjendje te beje salihu per vellezerit e tij Serb

  2. Mos rrej o Kosovar ,ke ngatrru temen …fjala ishte per zgjedhjet ne rogozhine dhe Jo per Salen,sigurisht je ndoni bythlepires I rames ,,patronazhist,,

    1. Me fakte fjala eshte per fshatin e Rrogozhines dhe Sala po mundohet te shtoje te tetin se shtate i ka fituar. Qyteteve te medhenj tu vije anes se asnje nuk fitoje por perkundrazi i humbi thelle bile edhe ne Shkoder apo vendin e tij te lindjes Tropoje.

      1. “Fitoi “Sala” apo “Edi”.
        Që nga ky lloj “debati” e mer vesh se në Shqipëri nuk ka ndryshuar mendësia e kultit të individit të modelit të diktatorit Enver.
        Nuk dëgjon të flitet për vlerat e demokracisë, barazisë e lirisë së mendimit, por vetëm të vlerësimit të bajlozëve.
        Rama thotë se si unë nuk ka, pasi unë jam ……..”më i gjati”
        Berisha thotë “unë jam Sali Berisha”
        Meta thotë se ….”unë thyej më të fortin”

  3. Mos rrej o Kosovar ,ke ngatrru temen …fjala ishte per zgjedhjet ne rogozhine dhe Jo per Salen,sigurisht je ndoni bythlepires I rames ,,patronazhist,,

  4. Te jesh malok politikan nuk eshte gje e vogel ! Shikoni dy “Trimat” e Saliut , me te neveriturit qe pluskojne mbi ujrat e felliqur te Sali Berishes se me cfar ligjike kerkojne te dalin ne siperfaqe , me metodat arkaike nokiane !Nje cecen i salihut i ores 21:06 kujton se dokumentat e Dash jane si shpifjet e salih karaxhic berisha qe per 30 vjet zanatin me te mire ka Shpifsin ordiner,lexo dokumentin o cecen i ores 21:06

  5. Komunizmi dhe pinjollet e tyre fara me e ndyre we ka mbire ne kete vend me 400 km det dhe te klasifikohet I fundit per cdo gje.

  6. “Fitoi “Sala” apo “Edi”.
    Që nga ky lloj “debati” e mer vesh se në Shqipëri nuk ka ndryshuar mendësia e kultit të individit të modelit të diktatorit Enver.
    Nuk dëgjon të flitet për vlerat e demokracisë, barazisë e lirisë së mendimit, por vetëm të vlerësimit të bajlozëve.
    Rama thotë se si unë nuk ka, pasi unë jam ……..”më i gjati”
    Berisha thotë “unë jam Sali Berisha”
    Meta thotë se ….”unë thyej më të fortin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *