• |
ide | kryesore

Deputetja serbe: Vuçiçit duhet t’i bëhet kontroll psikiatrik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Deputetja serbe: Vuçiçit duhet t’i bëhet kontroll psikiatrik



Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviç Iviç gjithashtu edhe psikiatre, tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiç synon të mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë, siç bëri Adolf Hitleri në vitin 1945.

Ajo u shpreh se presidentit serb duhet t’i bëhet një kontroll psikiatrik. Duke komentuar deklaratën e Vuçiçit se fëmijët serbë të moshës 12 dhe 13 vjeçare në Kosovë janë të gatshëm të vdesin ‘sepse janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti’, Iviç tha se kjo është deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme.

“Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të çmendur, të pashpirt dhe të papërgjegjshme. Të thuash se fëmijët 12 dhe 13 vjeç duan të vdesin është tipike vetëm për shtetet islamike ku mbretëron xhihadi. Kështu ishte edhe në vitin 1945 në Gjermaninë naziste, kur Hitleri nuk kishte më askënd që të mobilizonte për luftë”, tha Rashkoviq Iviç.

Sipas “Danas”, në pyetjen nëse presidenti Vuçiç duhet t’i nënshtrohet mbikëqyrjes psikiatrike për shkak të një deklarate të tillë, Rashkoviç Iviç tha se si psikiatre, ajo nuk do të mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje pa një ekzaminim paraprak të tij.

“Nuk mund të jepet vlerësime për gjendjen mendore të asnjë personi pa një ekzaminim paraprak. Sigurisht që është një deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme dhe ata që bëjnë deklarata të çmendura dihet se do të trajtohen më tej”, shpjegoi deputetja.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se situata në Kosovë është “tmerrësisht e rëndë dhe se fëmijët e moshës 12 dhe 13 vjeç janë gati të vdesin, sepse të gjithë janë të ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”.



7 Comments

  1. “Jam kosovar…”/ Dokumenti amerikan i vitit 1995: Berisha kërkonte për Kosovën autonomi nën Serbinë, Meksi pavarësi!Ky eshte salih karaxhic berisha patrioti prej letre qe sot e quan veten Koqevar,cecene e shpellkare ky domument tregon se cfare ka qene ne gjendje te beje salihu per vellezerit e tij Serb

    1. Pirdh pirdh o”kosovar”.Berisha -Bush shpallën pavarsinë e Kosovës nga Tirana e ti vazhdon me Batonlliqe.

    2. Po fal bashkpunimit mes Berishes the Bushit u shpall pavarsia e Kosoves o koqe kandari. Meksi ishte eshte dhe do te iki si nje i pjerdhur menderisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *