• |
ide | kryesore

Kryeministri i Hungarisë nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
viktor orban, hungaria, rama, vizite, tirane, shqiperia



Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban viziton këtë të premte Shqipërinë.

Lajmin e ka bërë me dije nga vetë shefi i shtypi të kryeministrit hungarez, Bertalan Havasi, i cili ditën e enjte tha se Orban së bashku me delegacionin hungarez do të vizitojnë Tiranën për një vizitë zyrtare.

Orban do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, të cilët pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ndërkohë, pas takimit që Orban do të zhvillojë me Ramën, kryeministri do të ketë dhe një vizitë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *